Categories
Lajme FRI

Ja si ta shfrytëzoni kohën me fëmijët tuaj

Me mbylljen e shkollave fëmijët dhe familjet e tyre i pret një periudhë e gjatë pushimi.
Sigurisht që prindërit mbajnë përgjegjësinë kryesore për vlerësimin sa më pozitiv të pushimeve, shfrytëzimin sa më produktiv të tyre.
Psikologët pohojnë se koha e bukur e kaluar me fëmijët shndërrohet në kujtime të bukura të ngulitura në memorie. Gjatë pushimeve nuk është e nevojshme të ushtroni presion mbi fëmijët  për përmbushjen e detyrave  apo të lihen pas dore duke kaluar kohën kot por të shfrytëzohet koha duke luajtur, folur e zbavitur me fëmijët.
Ngulitja e kujtimeve të bukura në mendjen e fëmijës e bën atë të lumtur dhe janë pikërisht këto kujtime të bukura të cilat e lidhin më fort me jetën. Nuk është e rëndësishme koha apo orët e gjata të kaluara me fëmijët por cilësia e kohës së kaluar me të.
Njiheni fëmijën tuaj, luani lojëra me te dhe hyni në botën e tij, vëzhgojeni atë. Tregohuni të sinqertë kur jeni bashkë, informojeni atë rreth gjërave që ndodhin përreth.
Ja disa këshilla për prindërit dhe për mënyrën e shfrytëzimit sa më të mirë të tyre.
–    Lexoni libra bashkë, pyeteni në lidhje me librin e lexuar
–    Rregullojeni dhomën bashkë
–    Shikoni film bashkë. Diskutoni rreth  skenave te caktuara të një filmi
–    Gatuani së bashku
–    Krijoni histori së bashku
–    Luani futboll
–    Bëni vizatime
–    Bëni një çadër apo kala me një çarçaf të hedhur mbi karrige apo kala me kuti
–    Bëni ecje
–    Shkoni në lunapark
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version