Kosova më 5 mars në “Adem Jashari” në Mitrovicë do të ballafaqohet në ndeshjen e parë historike kundër Haitit, ndeshje e pranuar ndërkombëtarisht. Për këtë miqësore ndërkombëtare janë duke u bërë përgatitje të shumta në të gjitha aspektet në mënyrë që të tregojmë që jemi të barabartë më të gjitha shtetet e pranuar në FIFA dhe UEFA.
Nesër, të shtunën, do të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje, derisa kompania që është marrë me organizimin e kësaj ndeshje ka filluar edhe fushatën publicitare për 5 mars.
Sot, kompania KDevents ka prezantuar edhe video-spotin për këtë ndeshje që tregon edhe rrugën e gjatë të Kosovës për të arritur këtu.
Historia shkruhet vetëm një herë… shijojeni këtë video të jashtëzakonshme.
Videoja është realizaur nga Olive Entertainment. (ORAinfo)