Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për emisionin Rubikon të KTV-së, ka deklaruar se nuk do të lejohet assesi bartja e shamive në shkollat publike.
“Kjo nuk lejohet dhe nuk do të lejohet sepse Republika e Kosovës është shtet laik”, ka thënë ajo, duke folur për shkollat publike dhe për vajzat nën moshën 18-vjeçe.
“Nuk do të lejohet bartja e shamisë”, ka insistuar ajo.
Në këtë intervistë, Jahjaga ka folur edhe për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, duke thënë se manipuluesit e votave do ta marrin dënimin e merituar.
Presidentja Atifete Jahjaga ka paralajmëruar se do të përdoren të gjitha rrugët ligjore për ti dënuar të gjithë ata që dhunojnë votën më 3 nëntor, në ditën e zgjedhjeve lokale.
Ajo ka thënë se vota është e shenjtë dhe si e tillë do të ruhet nga të gjithë mekanizmat ligjorë dhe kushtetues.
“Garantoi paprekshmërinë e votës”, ka thënë ajo.
“Ky proces është i shenjë dhe duhet të respektohet nga të gjithë”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, Kosova i ka të gjithë mundësitë për të mbrojtur votën.
“Ka mekanizmat e nevojshëm ligjor. Vota duhet të respektohet në gjithë procesin e saj, prej momentit të votimit, numërimit, shpalljes dhe pranimit të rezultatet”, ka shtuar ajo.
Ajo i është shmangur pyetjes nëse kandidatët që janë nën hetime duhet ose jo të kandidojnë për Kryetar komunash.
“Kjo është jashtë kompetencave të mia”, ka thënë Jahjaga, derisa është pajtuar se çka është ligjore edhe mund të ndodh.
Ndërkaq, në lidhje me vizitën e Kryeministrit serb, Ivica Dacic, Jahjaga e ka quajtur të “panevojshëm dhe që nuk i kontribuon situatës së përgjithshme”.
Categories