Categories
Lajme FRI

Januzaj duhet të shfrytëzojë rastin

Mesfushori me përvojë dhe legjenda e gjallë e  Manchester Unitedit, Ryan Giggs beson se gjatë ndeshjeve të fundit kampionale të këtij edicioni në Premier League rasti duhet t’iu jepet lojtarëve të rinj të ekipit. Menju e ka siguruar titullin e kampionit dhe tashmë në ekipin e parë janë përfshirë disa lojtarë të rinj, përfshirë këtu edhe kosovarin Adnan Januzaj. Januzaj (18) pritet të paraqitet në ndonjë ndeshje kampionale të Premier Leagues.
Giggs thotë se të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë mundësinë e ofruar nga trajneri Alex Ferguson.
“Kam parë shumë lojtarë të rinj gjatë këtyre viteve që e kanë pasur rastin e tyre, por nuk e kanë shfrytëzuar si duhet. Mendoj se ata duhet ta tregojnë veten në këto ndeshje dhe të luajnë mirë, në mënyrë që të mund të llogarisim në ta për edicionin tjetër”, është shprehur Giggs, transmeton Koha Ditore.
Januzaj në fillim të vitit 2011 qe transferuar te Menju nga të rinjtë e Anderlechtit për 500 mijë euro. Ai këtë edicion ka luajtur me ekipin U-21 të Menjus, kurse para fillimit të këtij edicioni ishte pjesë e ekipit të parë gjatë fazës përgatitore. (KD)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version