Adnan Januzaj ende nuk ka pranuar të takohet me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FHSF) dhe trajnerin e ekipit kuqezi, Gianni de Biasi.
Por, talenti i Manchester Unitedit i ka dhënë një fije shprese Kombëtares shqiptare. Talenti kosovar është vetëdijshëm se çfarë duan shqiptarët, por është i koncentruar te klubi anglez.
“E di çfarë duan shqiptarët. Por për momentin jam i fokusuar te Manchester Unitedi” ka thënë Januzaj për UEFA.com.
Kjo e fundit ka shkruar një artikull rreth futbollistëve që në vendet e tyre konsiderohen si Lionel Messi, derisa në mesin e tyre janë edhe Xherdan Shaqiri e Adnan Januzaj.
“Ata më kanë quajtur në shumë emra, Messi dhe tradhtar”, ka deklaruar Shaqiri, i cili ka zgjedhur që ta përfaqësoj Zvicrën para Shqipërisë.
Ndërkohë, përveç Shqipërisë interesim për ta angazhuar Januzajn kanë shprehur Kosova, Belgjika, dhe Anglia.