Talenti 19 vjeçar i Mancheter United i është përgjigjur negativisht ftesës së bërë nga Federata e Kosovës për të luajtur në miqësoren 5 marsit ndaj ekipit të Haitit.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat Kosovare.
Para pak ditësh Federata e Kosovës i kishte bërë zyrtarisht ftesë 19-vjeçarit për të luajtur për kombëtaren e saj. Më pas drejtuesi i i FFK-së, Eroll Salihu kishte dhënë një intervistë për Reuters, duke thënë se ftesa është simbolike dhe se Januzaj duhet ta ndiej si obligim të marrë pjesë në këtë miqësore pa i prishur punë për zgjedhjen përfundimtare të kombëtares. Ai mund të luaj vetëm 10-15 minuta kishte deklaruar Salihu, por Januzaj duket se ende nuk është i gatshëm të vendos për kombëtaren që do të përfaqësojë.
Ky refuzim zgjon interesimin e mëtejshëm të Shqipërisë, Belgjikës dhe Anglisë.
(BalkanWeb)
Categories