Në përpjekje për t’i tërhequr vizitorët muslimanë, aeroportet ndërkombëtare në Japoni janë duke përgatitur dhoma për falje, si dhe ushqime hallall për vizitorët muslimanë
Me afrimin e Olimpiadës Verore 2020 në Tokio, pritet ardhja e miliona vizitorëve nga e gjithë bota, e në mesin e tyre edhe ata nga vendet muslimane.
Për këtë arsye japonezët janë duke organizuar kurse trajnimi për t’u informuar sa më shumë me islamin, në mënyrë që t’ju ofrojnë kushte sa më të përshtatshme klientëve muslimanë.
Aeroporti Narita, Chiba, ka vendosur shenjën “Dhoma për lutje” ( Prayer Room) për muslimanët përballë dhoma private në terminalin e parë dhe të dytë. Dhomat janë të mbuluara me tepihë, dhe shenjën që tregon drejtimin kah Meka. Deri në janar të vitit 2014 do të instalohen edhe pajisjet për abdes. Deri në verën e ardhshme, pritet të ndërtohen edhe dy dhoma tjera për lutje.
Aeroporti Kansai, ku nga viti 2006 vetëm ekziston një dhomë për falje, ka bërë të ditur se në gusht do të hapë edhe dy dhoma të tilla.
Hapjen e dhomave të tilla paralajmërojnë edhe aeroportet Osaka dhe Haneda në Tokio.
“Ne jemi duke u përpjekur që aeroportet t’i bëjmë sa më miqësor dhe të përshtatshëm për muslimanët dhe njerëzit tjerë të cilët do ta vizitojnë Japoninë gjatë Olimpiadës”, tha zyrtari për marrëdhënie me publikun në aeroportin Narita, për Nikkei Asian Review.
Japonia ka njoftuar më herët se do të lehtësojë rregullat për lëshimin e vizave për vizitorët nga Indonezia, Malajzia dhe vendet e Azisë Juglindore./igj/