Në të gjithë Turqinë po zhvillohen aktivitete të ndryshme, nën moton “Java e Erbakanit” nga 22 shkurti deri me 3 mars, 2013. Këto aktivitete zhvillohen me rastin e përvjetorit të dytë nga vdekja e themeluesit të lëvizjes së islamit politik në Turqi, babait shpirtëror të lëvizjes së idesë kombëtare, nga e cila lindën një sërë partish politike islame, Nexhmedin Erbakan.
Pritet që në Turqi të mbërrijnë krerë lëvizjesh islame nga të gjitha shtetet e botës me këtë rast. Nga Egjipti vjen kreu i lëvizjes së Vëllezërve Mysliman, Muhamed Bedi, nga Tunizia Rashid Gannushi dhe të tjerë nga Pakistani, Malajzia, Palestina, Kuvajti dhe vende të tjera të botës islame.
Një ditë më parë, lideri i partisë Seadet, Mustafa Kalamak, vajti në presidencë në Ankara dhe i dërgoi një ftesë për pjesëmarrje presidentit të vendit, Abdullah Gyl. /ardhmeriaonline/
EDITOR
12 years ago
previous article
Qamil dhe Ibrahim Balla, shembull të shqiptarëve në Australi (Video)
next article
Akuza për nxjerrje ilegale të organeve në Maqedoni
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago