Categories
Lajme

“Java e Erbakanit”

Në të gjithë Turqinë po zhvillohen aktivitete të ndryshme, nën moton “Java e Erbakanit” nga 22 shkurti deri me 3 mars, 2013. Këto aktivitete zhvillohen me rastin e përvjetorit të dytë nga vdekja e themeluesit të lëvizjes së islamit politik në Turqi, babait shpirtëror të lëvizjes së idesë kombëtare, nga e cila lindën një sërë partish politike islame, Nexhmedin Erbakan.
Pritet që në Turqi të mbërrijnë krerë lëvizjesh islame nga të gjitha shtetet e botës me këtë rast. Nga Egjipti vjen kreu i lëvizjes së Vëllezërve Mysliman, Muhamed Bedi, nga Tunizia Rashid Gannushi dhe të tjerë nga Pakistani, Malajzia, Palestina, Kuvajti dhe vende të tjera të botës islame.
Një ditë më parë, lideri i partisë Seadet, Mustafa Kalamak, vajti në presidencë në Ankara dhe i dërgoi një ftesë për pjesëmarrje presidentit të vendit, Abdullah Gyl. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version