Në kuadër të projektit humanitar tashmë 5 vjeçar që realizon Dega e Forumit Rinor Islam në Tetovë “Shporta e Ramazanit”, është duke u zhvilluar Java sensibilizuese për ndihmë nevojtarëve.
Duke filluar nga data 18.07.2014 (e premte) e deri më sot 21.07.2014 (e hënë), nxënës e studentë vullnetarë kanë performua në qendër të qytetit dhe në rrugët më të frekuentuara për të sensibilizuar masën që duhet ndihmuar personat që kanë nevojë, e që numri i tyre këtë vit është dukshëm më i lartë.
Nga ana tjetër kryesia e Degës së FRI-së në Tetovë përpos ndarjes së 150 pakove të Shportës së Ramazanit që bëri javën e kaluar në fshatrat e Dervenit të Tetovës, këtyrë ditëve ka bërë shpërndarjen e më se 250 pakove të Shportës së Ramazanit në qytetin e Tetovës, 150 të tjerave në Malsinë e Tetovës, ndërkaq 100 pakove në disa nga fshtarat e rajonit Tetovë-Jazhincë.
Numri i përgjithshëm e pakove të ndihmave të Shportës së Ramaanit nga fillimi i këtij muaji ka kaluar numrin 1000 pako, ndërkaq në vazhdim shpërndarje të këtilla do të ketë edhe në vendbanime tjera.
Ndryshe, tendat e Forumit Rinor Islam në Tetovë do të qëndrojnë edhe disa në qendër të Tetovës.
 
 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam