(16:22) – Sekretari i parë në Zyrën e Ministrit të Jashtëm të Jemenit, Marwan Ali Noman ka konfirmuar që shteti i tij ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Lajmin për njohjen e Kosovës Marwan Ali Noman e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij np Twitter-it ku ai shkruante: “Jemen njeh Kosovën si shtet të pavarur”.
Por kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, megjithatë, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në profilin e tij në Twiterr ka shkruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij jemenas, i cili shkruan t’ia ketë konfirmuar këtë njohje.
Jemeni bëhet shteti i 100 që njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
(14:46) – Portali kosovar “Telegarfi.com” ka raportuar se Jemeni është shteti i radhës që ka njohur Kosovën si vend të pavarur.
Duke ju referuar disa burimeve të brendshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, portali shkruan se njohja do t’i konfirmohet shumë shpejt edhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Kujtojmë këtu se Ministri Hoxhaj në prill bëri një vizitë dy ditore në Jemen, ku kërkoi njohjen e Kosovës nga qeveria e këtij shteti.
Atje, kryediplomati kosovar ishte pritur nga ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi. Hoxhaj i kishte dorëzuar zyrtarisht ministrit Abu-Bakr Al-Qirbi kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar nga ky shtet, që t`i bashkohet me shumë së gjysmës së shteteve anëtare të OKB-së, që tashmë e njohin realitetin gjeopolitik në Ballkan.??
Pas takimit me Hoxhajn, ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi kishte thënë se Kosova e meriton njohjen ndërkombëtare, dhe se Jemeni është në fazën finale të njohjes së saj.
Categories