Categories
Lajme FRI

Jep ujë!

Një ditë mora t’i numëroj të miat mëkate,
Ishte e pamundur pasi harxhova një mijë takate.
Kaluan orët e ditës dhe shumë të asaj nate…
Dhe thashë: “O Zot, më jep dritë pas kësaj errësire,
Që të jap sa më shumë ujë për ndonjë copë falje e mëshire!”
Zgjata dorën me ujë kur pashë një pëllumb,
Që e kishte kapur etja, i bërë si shkrumb.
Piu shpejt e iku, pasi më tregoi një plumb,
Desha të pinte edhe pak, por befas u humb…
Abdullah ibën Abasi ka thënë se lëmosha më me vlerë,
Që pendimit të kërkuar te Zoti i hap derë:
Është dhënia ujë krijesave nga mëkatarët që kundërmojnë erë.

Një plak po më shikonte dhe i pikuan lot…
Djalosh! Bëja edhe unë dikur çfarë bëre ti sot,
U ndihmoja të tjerëve, kur ndihesha i paplotë.
Mos harro!
Çdo gjë në botë është e kotë, përveç punëve të mira,
Mos u ndal as nëse të gjuajnë me gurë e s’të japin lira!
Jep ujë!
Bëhu shkaku që dikush etjen ta shuajë!
Bëja dikujt gjendjen që një sekondë më pak të vuajë!
Për t’i dhënë dikujt ujë, etjen duhet t’ia kuptosh,
Por pastaj do të jesh gabimtar, nëse nuk do të veprosh.
Thelbin e problemit bashkoje me kulmin e formës,
Zgjidhe rrugën tënde, po mos dil prej normës!
Jep ujë derisa të shterret burimi që ke përpara!
Jo! Burimi nuk shterret përderisa me lotë të mirë e mbush.
Kjo vlen për të gjitha çështjet, po sidomos për dy arat në një fushë:
E para është sinqeriteti, kur takohet sexhdeja me lotin!
Dhe e dyta merita, kur para çdokujt dhe më së shumti e do Zotin!
Arsim Jonuzi, 12.06.2014

Exit mobile version