Categories
Lajme

Jeta e profetit Muhamed në dritën e njohurive të reja

Nën moton „Të njohim më mirë profetin Muhammed a.s.“ Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, në fundjavën e shkuar organizoi një seminar njëditor, kushtuar biografisë dhe aktivitetit jetësor të profetit Muhammed a.s.
Mbi 40 imamë shqiptarë nga e gjith Zvicra ishin të pranishëm në lokalet e Xhaminë së Bardhë në Arburg, ku u mbajt ky seminar. Vlen të theksohet gjithashtu se kësaj radhe, këtij aktiteti i ishin bashkangjitur dhe përfaqësues të Unioneve të Imamëve Shqiptarë, të ardhur nga Gjermania, Austria, Italia dhe Franca.
Dr. Mustafa Ammar Munia, ligjërues në Universitetin e Medines dhe  autor i mbi 28 veprave shkencore, ishte mysafiri më i nderuar në këtë takim. Duke u bazuar në materiale të reja shkencore, harta moderne, piktura dhe makete, profesori Mustafa Ammar, u mundua që sa më mirë të prezantojë biografinë dhe ngjarjet në jetën e profetit të myslimanëve.
„Përcaktimi i vendit dhe kohës, kanë shumë rëndësi në përshkrimin e jetës së profetit Muhammed a.s. Duke u bazuar në transmentime gojore dhe të shkruara shpesh herë mund edhe të keqkuptohen ndodhitë“ – ka thënë mes tjerash në ligjeratën e tij, profesori Mustafa Ammar Munia.

Exit mobile version