Jeta për dikë është moment i kënaqjeve dhe ai nuk e do vdekjen!
Jeta për dikë është kënaqje me momentet dhe ai nuk e urren jetën!
Jeta është perceptimi që ke për gjendjen si i vdekur!
Sepse vdekja është perceptimi që ke pasur për gjendjen si i jetur!
Jeta është kohë dhe hapësirë…
Kohën nuk mund ta ndalësh, kurse hapësira nuk mund të të ndalë ty!
Prandaj, hapësira është sëpata, kurse koha është druri.
Është e mendshme të presh aq drunj sa të duhen.
Është e pamendshme të qash pse zjarret po të shuhen!
Meqë druri është shumëkund në hapësirë dhe sëpatën mund ta mbash çdoherë,
Atëherë zjarri e shpall veten prodhim dhe ti mbetesh prodhues!
Mos lakmo zjarret e huaja, se disa ngrohje kanë efekt helmues!
Prano të jesh i tëri i harxhuar, po me mallin e huaj kurrë harxhues!
Dhe është nivel i lartë në jetë të ofendohesh, po të mos bëhesh ofendues!
Arsim Jonuzi
12 gusht 2014
Categories