Një djalë i ri sapo ishte martuar dhe kishte filluar jetën martesore.

Babai shkoi t’ia uroj martesën në shtëpinë e tij, u ulë pran tij dhe i tha:
– Biri im, ma sjell një letër të bardh, një laps dhe një gomë.
– Perse o baba, çfarë të duhen? … pyeti djali…
– Ma sjell një letër, një laps, dhe një gomë… përsëriti babai.
Djali i habitur, por pa e kundërshtuar babanë ia solli një letër, një laps dhe një gomë.
– Shkruaj!… tha babai.
– Çfarë te shkruaj? … tha djali.
– Shkruaj çfarë te duash!… tha babai.
Djali filloi të shkruaj një fjali.
– Fshije… tha babai.
Djali e fshiu.
– Shkruaj!… tha babai.
– Për Allahun çfarë dëshiron o babai im… tha djali.
– Shkruaj!… tha babai.
Djali filloi prapë të shkruaj
– Fshije… tha babai
Djali e fshiu
– Shkruaj!… tha babai.
Për Allahun, a do t’më thuash … Çfarë është kjo o baba?
– Shkruaj!… tha babai.
Djali shkroi përsëri
– Fshije… e përsëriti babai
Djali e fshiu prapë
Pastaj Babai e shikoj djalin e tij dhe i tha :
– Dëgjo mirë o biri im, martesa ka nevojë për gomë. Nëse nuk e përdor atë në martesën tënde për t’i fshirë disa probleme dhe pakënaqësi të cilat do të bëjnë të mos jesh i kënaqur me gruan tënde dhe nëse gruaja jote nuk e përdor gomën për t’i fshirë disa probleme dhe pakënaqësi të cilat do ta bëjnë atë që mos të jetë e kënaqur me ty, shumë shpejtë fleta juaj e bardhë martesore do të mbushet me ngjyrë të zezë.
Allahu na bëftë jetën tonë martesore fletë të bardhë… Amin