Sa e bukur ёshtё jeta me peripecit e veta
Sa pikёllim e gёzim ruan nё fshehtёsit e veta
Sa mirёsi e vёshtirsi pёrjeton mbrenda saj njeriu
Sa sakrifikon pёr tё dhe pёrsёri nё fund shkatrohet vetvetiu.
Pas çdo zgjimi njeriu i pёrkushtohet plotёsisht asaj
dhe gёrmon mbi çdo pёllёmb toke pёr tё marё gjithçka prej saj,
gёrmon edhe pse pasojat e rrezikut mund ti paguaj me vetё jetёn
por pёrsёri lakmia e tёrheq dhe e bёn tё luftoj kundёr,edhe me vetveten.
Jeta e kёsaj bote ёshtё njё intrig e hidhur
njeriu vrapon pёr pasuri e pas saj ёshtё i lidhur,
nёse duhet pёr tё shёndrohet nё mashtrues,vrasёs,tradhёtar
dhe pёrsёri haron se çdo ditё e re nё humner ёshtё duke e drejtuar.
Njeriu nё kёtё botё jepet vetёm pas materiales
e aspak si pёrkushtohet shpirtёrores,
ai shfrytёzon aftёsit dhe mundёsit e veta
dhe me tё dёshiron gjithçka tё zotroj e kthej kah vetvetja.
Foshnja si foshnjё,shtrёngon duart nё çastet e para tё jetёs
ai jo qё ka njohuri pёr diçka,por ёshtё instinkt qё lind me lindjen e fёmijёs,
nga ajo ditё lind dёshira pёr tё poseduar,si dhe lakmia gjithçka pёr tё pёrvetsuar
dhe nё ditёn e ndarjes i liron duart sepse e kupton se sa kjo botё paska kushtuar.
Jeta e kёsaj bote ёshtё kalimtare
nё prag tё saj e kupton se s’paska vlejtur fare,
edhe pse pёrkushtimi i njeriut ndaj saj ka qenё nё rend tё parё
por nё fund ai vetvetiu dёshprohet dhe e kupton se sa paska qenё i marё.
Jeta e njeriut fillon me krijimin e tij nё botёn e errёsirёs
pas njё periudhe kohore,ai nё kёtё bot do e vazhdoj jetёn nё saje tё lirisё,
kёtu i jepet mundёsia pёr tё zgjedhur dhe vepruar sipas dёshirёs
tё veproj mirё apo keq dhe tё vulosё fatin e jetёs sё vetё tё pёrjetsisё.
Nё kёtё botё po tё mos ishte interesi,s’do vdisnin njerёz nga etja
po tё mos ishte interesi,s’do vdisnin njerёz nga uria,
po tё mos ishte interesi,s’do vuanin e vdisnin njerёz nga dhimbjet
po tё mos ishte interesi,s’do vdisnin njerёz nga vrasjet dhe masakrimet.
Po sikur shpirti t’mos njёllosej nga interesi,do mbetej hyjnor dhe i pastёr
po sikur zemra t’mos pomponte nё vena gjakun e interesit,do mbetej e pёrsosur,
po sikur sytё t’mos ndiqnin rrugёn e interesit,do ishin tё ngopur
por ja qё syri s’ngopet derisa nёn dheun e varrit tё vetё s’ёshtё groposur.
Categories