Categories
Lajme

Jetë e gjallë kulturore dhe fetare e rinisë Ferizajase

Më 1 korrik 2013 ka nisur Shkolla Verore në Ferizaj (SHFV), si organizim i Departamentit të Rinisë së KBI në Ferizaj.

Në kuadër të SHVF-së, përveç mësimit të rregullt dy orësh po mbahen edhe aktivitete të shumta kulturore dhe sportive.
Mysafirë të ndryshëm kanë vizituar SHVF-në deri tani.

Me 18 korrik nxënësit patën nderin që mysafir të kenë Stephanie Drotos nga Amerika e cila është trajnere e profesorëve të gjuhës angleze në kuadër të programit English Language Fellow. Ky qe një rast ideal për nxënësit që në kuadër të lëndës së gjuhës angleze të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore me një folëse anglisht folëse.

Ndryshe Departamenti i Rinisë së KBI me 20 korrik organizoi edhe kuisin ‘Kush do të bëhet milioner’ ? , me nxënësit e SHVF-së . Ky ishte një aktivitet shumë relaksues dhe në të njëjtën kohë një mundësi për të rikujtuar njohuritë e marra deri tani.

Po me këtë datë në ora 19:00 u shfaq edhe filmi i animuar ‘Jetimi’ ndërsa në mbrëmje u shtrua iftari për gjithë nxënësit e SHVF-së dhe mysafirë të tjerë. Iftari qe sponzoruar nga Bajram Murseli biznesmen dhe humanist i shquar ferizajas .

SHFV numëron diku mbi 200 nxënës aktiv. Deri në fund të Ramazanit nga SHVF priten edhe shumë organizime tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version