Më 18 maj 2014, e hënë, Shoqata Edukative “Vllaznia” realizoi aktivitetin përmbyllës të fushatës nën moton “Shpëto ëndrrat, lehtëso jetën”, fushatë që u realizua për javën e jetimit.
Aktiviteti në fjalë ishte konferenca shkencore e cila u realizua në sallën e ish komitetit në Kumanovë.
Panelistë në konferencë ishin:
Naxhije Mustafa, shefe e Sektorit në Entin për Punë Sociale,
Mr. Avni Avdiu, sociolog, ligjërues në Univerzitetin e Prishtinës,
Hasan Baftijari, teolog, nënkryetar i Forumit Rinor Islam.
Panelistët në fjalë shtjelluan temën “Jetimi, shtresë e harruar”.
Mysafirë në konferencë ishin përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të organizatës IHH nga Turqia, profesorë, teologë.
Fjalë përshëndetëse pati përfaqësuesi i grupit nga Turqia, z. Husejn Kaptan, i cili shprehi falenderimet si dhe urimet e tij për rrjedhën e fushatës së organizuar nga Sh.e “Vllaznia”.
Fjalë përshëndetëse pati edhe kryetari i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI), z. Muhamed Murtezi si dhe përfaqësuesi i Sh.e “Vllaznia”, z. Sead Ramadani.
Pasi përmbyllën pjesët e tyre panelistët, fjalën e patën të pranishmit të cilët parashtruan pyetje dhe shtuan komentet e tyre.
Categories