Qindra jordanez janë përpjekur për të sulmuar një kishë në krahinën veriore Ajlun në shenjë proteste kundër vrasjes së një vajze nga i ati i saj i krishterë. Vrasja kishte ndodhur për shkak se e bija e të krishterit u konvertua në Islam, njoftojnë burime të sigurisë.
“Disa banorë të fshatit Al-Wahadinah u përpoqën të sulmojnë në kishë në shenjë proteste ndaj vrasjes së vajzës së re,” tha burimi i sigurisë për Anadolu Agency.
Ai shtoi se vajza e re u vra nga i ati i saj të mërkurën, pasi kishte kuptuar se ajo ishte konvertuar në Islam kur mori pjesë në një ligjëratë nga predikuesi i shquar saudit, Mohammed Arif.
“Ai e ka goditur atë me një gur në kokë,” tha burimi i sigurisë. “Ajo vdiq menjëherë,” shtoi ai. Protestuesit, të cilët u mblodhën jashtë një ndërtese të provincës administrative, bënë thirrje që vajza të varroset në varreza të muslimanëve.
Autoritetet jordaneze nuk kanë komentuar për rastin. Të krishterët përbëjnë 2.2 për qind të tetë milion banorëve të Jordanisë./mesazhi/
EDITOR
11 years ago
previous article
Forcat izraelite rrahën brutalisht gruan palestineze
next article
Kasami pretendent për golin e vitit në Angli (video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago