Fundi i gazetave si medium erdhi për shkak të vonesës së lajmeve dhe zhvillimit të teknologjis me çka lajmet më të reja mund ti lexojm nga celulari apo mini kompjuteri.
Mirëpo në Maqedoni edhe koha e kanaleve televizive si mediume po “i vije” fundi. Në fakt pas mbylljes së televizionit më të shikuar në vend A1 i cili ishte i shikuar nga më shumë se 60% e popullatës, pas ndrrimit të pronarëve të disa mediumeve tjera që ishin kritik ndaj Qeverisë si Tv Alfa, televizioni më i shikuar në vend momentalisht është Tv Sitel.
Jeta dinamike na deyron në një mënyr edhe “bojkotimin” e TV-së kurse atë pak kohë të lirë njerëzit zakonisht e kanlojnë në internet apo në rrjete sociale me çka të gjitha mediumet janë duke punuar për zhvillimin e portaleve të cilat së fundmi janë trend i gazetarisë, të njëjten gjë e ka bërë edhe Tv Sitel.
Sitel është një medium i fortë i krijuar nga një pronarë që më së miri e ka “shfrytëzuar” privatizimin e firmave shtetërore nga koha e komunizmit. Ljubisha Ivanov Xingo ka edhe një parti të vetën dhe tani si deputet në pension njihet se ka qenë në Qeveri që nga themelimin i shtetit Maqedonas 1990.
Përvç kësaj ky person njihet edhe si njeri që ka pasur lidhje të afërta me Millosheviçin dhe funksionar të tjerë serb. E çka mund të presësh nga mediumi i një personi të till ?
Në fakt TV Sitel është mediumi më anti shqiptar që ka egzistuar ndonjëher në Balkan, në këtë medium në çdo aspekt fyen ofendohen vazhdimisht shqiptarët.
Kryeredaktori i këtij mediumi Dragan Palloviç Latas më herët është akuzuar nga gazeta “Vreme” se ka qenë organizator i një sulmi ndaj ambasadës së SHBA-ve në vitin 1999, në kohën kur NATO e sulmonte Serbinë. E njejta gazetë patë publikuar edhe disa artikuj në lidhje me organizimin e protestave masive të maqedonasëve në atë kohë kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë kurse si organizator kyesor ka qenë kryeredaktori aktual i këtij mediumi.
Në vazhdim ju sjellim edhe një fotografi nga pronari i këtij mediumi dhe kryeredaktori aktual me diktatorin e fundit në Balkan Sllobodan Millosheviç, dëshmitar është edhe data e vënë në foto.
Ky medium gjithmonë ka qenë më i injoruari për shqiptarët, por së fundmi besoni ose jo Sitel ka hapur edhe verzionin shqip të portalit online sitel.com.mk. Ne si shqiptarë nuk mund të presim asgjë nga ky portal pos ti mbledh edhe ato pak fonde të dedikuara për mediat shqiptare nga ana e Qeverisë./Albtime.com
Categories