“Google Glass” ka shtuar një opsion të ri që nuk i lejon shoferët t’i zërë gjumi, kur ato i përdorin.
Aplikacioni i ri quhet “DriveSafe” i cili ndihmon shoferët të mos i zërë gjumi dhe herë pas here i drejton ata të pushojnë nëse iu vjen shumë gjumë.
Ky softuer aktivizohet duke thënë fjalët “OK Glass, keep me awake” ( më mbaj zgjuar).
Ky softuer punon në dy sensorë si në pamje vizuale edhe në njoftim me zë, nëse e shikon se shoferit po i vjen gjumë.
Një prej zhvilluesve të këtij aplikacioni, Jake Steinerman shprehet se “Google Glass” përdor një sensor me rreze infra të kuqe për pamjet vizuale, i cili shikon hapjen dhe mbylljen e syve dhe një sensor tjetër më zë, i cili shikon pozicionin e kokës.
Këto të dy sensorë ndihmojnë që të vlerësojnë nëse një person po e zë gjumi dhe në moment “Glass” thotë me zë “kujdes, po ju vjen gjumë”.
Ndërkaq, shoferi duhet të prek dy here pajisjen dhe ajo do ta drejtojë drejt një zone pushimi.
Ky aplikacion është ende në fazë “beta” dhe sipas zhvilluesve për momentin nuk mund të punojë me saktësi.
/Start/
admin
11 years ago
previous article
Leo Mesi, jashtë formacionit më të mirë të UEFA-s
next article
Gratë drejt pajtimit dhe emancipimit
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago