Categories
Lajme FRI

Juridiku i Tetovës promovoi numrin e dytë të “Justicia”-s

Fakulteti Juridik i USHT-së,  e promovoi numrin e dytë të Revistës shkencore ”Justicia”.
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr.Mersim Maksuti, tha se me këtë synojmë që institucionin tonë ta shndërrojmë në një universitet modern dhe konkurrues me të gjitha universitetet tjera të rajonit. “Ky numër që po del tani është numër më i konsoliduar, sepse për këtë numër është punuar gati një vit dhe vlerësoj se edhe në aspektin e redaktimit, por edhe atë të lekturës, dëshmon se është një numër me nivel më të lartë shkencor dhe kjo ka ardhur si rezultat i vërejtjeve që i bëri Rektori ynë Prof. Dr.Vullnet Ameti për ta përmirësuar cilësinë e revistës”, tha ai.
Rreth mënyrës së punës dhe aspektit metodologjik shkencor të Revistës ,”Justicia” foli Doc. Dr.Afet Mamuti. “Themelimi i Revistës shkencore për drejtësi “Justicia” për Fakultetin Juridik të USHT-së paraqet një ngjarje tepër të rëndësishme, revistë kjo e cila konceptohet si një tribunë e mendimit akademik dhe profesional për mes së cilët të gjithë botuesit do të kenë mundësi të bëjnë afirmimin e dijes dhe shkencës në përgjithësi. Edhe pse bartës i të gjitha aktiviteteve rreth revistës shkencore ndërkombëtare ,,Justicia” do të jenë mësimdhënësit e Fakultetit Juridik, megjithatë revista do të drejtohet nga një bord i shquar me grada më të larta akademike të cilët garantojnë respektimin e standardeve më të larta kërkimore shkencore. Si e tillë, revista do të jetë e hapur edhe për shkencëtar dhe praktikantë të jashtëm, qofshin ata të vendit apo të huaj, që me punimet e tyre do të afirmojnë vlera të dallueshme shkencore, ku mund të kontribuojnë në fushën e drejtësisë, brenda universitetit tonë dhe më gjerë”, tha ai.
Ndërsa, Doc.Dr.Afrim Osmani tha  se në të ardhmen Revista ”Justicia” do të bëhet pjesë përbërëse e rrjetit të revistave shkencore ndërkombëtare.

Exit mobile version