E mbani mend festimin e Bebetos pas çdo goli të shënuar në Botërorin “SHBA 1994”? Asokohe, sulmuesi brazilian “përkundte” djalin e sapolindur. Sot, ai fëmijë është lojtari më i ri i Juventusit.
Klubi bardhezi ka mbyllur gjithçka për Mateus Oliveirën, pasardhësin 18-vjeçar të Bebetos.
Mesfushori i Flamengos vjen në Torino për rreth dy milionë euro dhe do firmosë për katër vjet me “Zonjën e Vjetër”.
Bardhezinjtë kishin nisur qysh në tetor kontaktet me talentin e kombëtares braziliane U-20, të cilit i skadon në fund të këtij viti kontrata me klubin e tij.
Mateusi debutoi me ekipin e parë të Flamengos vitin e shkuar dhe ka luajtur gjithsej 12 ndeshje, 3 prej të cilave si titullar.
/Start/