Categories
Lajme FRI

Juventusi ‘kuqezi’

Jo vetëm skuadrat zvicerane janë të populluara me futbollistë shqiptarë. Edhe në Itali është duke u krijuar një modë e tillë tek skuadra e Juventusit. “Zonja e Vjetër” nga Torino numëron gjashtë shqiptarë që nga kategoria junior deri te skuadra e parë.
Vitin e kaluar, Juventusi transferoi nga Empoli talentin shqiptar, Elvis Kabashi, për afro 3 milionë euro, duke u konsideruar njëri nga talentet më me perspektivë në futbollin italian.
Përveç Kabashit, në mesin e futbollistëve shqiptar në këtë klub është edhe mesfushori Françesko Tahiraj. Talenti 16-vjeçar, Tahiraj, luan me skuadrën U17 të Juves.
-Jam pjesë e Juventusit, me skuadrën deri në 17-vjeç. Punët janë duke ecur mirë për mua. Deri tani, edhe ndeshjet kanë qenë të mjaftueshme për të treguar cilësitë e mia, deklaroi në një prononcim për gazetën “Tribuna”, mesfushori shqiptar.
-Tani në skuadër jemi pesë futbollistë shqiptarë. Jemi unë, Entonjo, Elvisi, Alesio si dhe Armando. Jam i lumtur për një fakt të tillë, u shpreh Tahiraj. Entonjo Elezaj luan si portier, po ashtu me skuadrën U17, ndërsa pjesë e Juves është edhe dyshja Alesio Mema dhe Armando Sylka.
Në verë vjen Maloku
Për të çuar në gjashtë numrin e futbollistëve shqiptarë te Juventusi, u përkujdes Elvir Maloku. Ky i fundit, ka nënshkruar kontratë me skuadrën e famshme italiane, ndërsa do t′i bashkohet asaj gjatë afatit kalimtar veror.
Futbollisti 16-vjeçar u transferua te Juve nga kroatët e Rijekës, ndërsa po kërkohej edhe nga disa skuadra të tjera evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version