Forumi Rinori Islam – Dega Shkup në hapësirat e O.H. Kalliri i Mirësisë realizoi ligjëratë të hapur me temë “Ka shpëtuar ai që shpirtin pastroi”.

Para të pranishmëve fillimisht fjalë rasti kishte kryetari i degës së Shkupit, Afrim Demiri. Tema e lartëpërmendur u shtjellua nga hoxhë Hasan Baftijari, duke treguar rëndësinë e kërkimfaljes, pastërtisë së shpirtit me gjithë të mirat e saj në këtë botë dhe botën tjetër.

Për hoxhën Hasan Baftijari u dha edhe një mirënjohje për kontributin e tij me dekada në edukimin e brezave të rinj, udhëzimin e tyre, këshillimin në të mirë dhe largimin nga e keqja.
Kontributi i hoxhës Hasan Baftijari nuk mungoi edhe në aktivitetet e shumta kulturore që ka realizuar FRI.
Me lutje që Zoti ta shpërblen dhe kontributi i tij të jetë i frytshëm kudo që vepron.