Categories
Lajme FRI

Kaka drejt Fenerbahçes

Çerekfinalja e së martës kundër Gallatasarajit ishte rasti i mirë që Reali i Madridit të hynte në kontakt me Fenerbahçen, klubin tjetër të Stambollit, për të vendosur mbi të ardhmen e dy lojtarëve madrilenë: Rikardo Kaka dhe Rikardo Karvaljo.
Siç bën të ditur sot e përditshmja sportive spanjolle “As”, në hotelin “Ciragan Palace” të Stambollit u takuan presidenti i Realit, Florentino Perez, dhe ai i Fenerbahçes, Aziz Jildirim.
Në takim u diskutua veçanërisht për Kakanë, i cili në ndeshjet e fundit është aktivizuar rregullisht te Reali, por që gjithsesi ka shumë gjasa të largohet nga Madridi.
Plani i klubit “galaktik” është që me paratë e shitjes së brazilianit të rinovohet kontrata e Kristiano Ronaldos, boshti qendror i skuadrës.
Po ashtu, gjithnjë referuar “As”-it, në takimin mes presidentëve u fol edhe për Rikardo Karvaljon. Qendërmbrojtësit portugez i skadon në fund të këtij sezoni kontrata me Realin dhe në qershor mund të zbarkojë në Stamboll.
/Start/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version