Falë angazhimit të Komunës së Studeniçanit dhe bashkëpunimit të sukseshëm me sektorin joqeveritar për shkollën fillore të Koliçanit të Epërm u siguruan dritare të reja.
“Bashkëpunimi me Organizatën “Kalliri i Mirësis” dhe Shoqatën Humanitare “Human appeal” nga Manchester United Kingdom ka sjellur efektet e veta. Kështu që në fshatin Koliçan të epërm sot jemi dëshmitarë të përfunimit me sukses të projektit për zëvendësimin e dritareve të vejtra me të reja. Edhe pse të gjithë projektin në praktik e ka udhëhequr Organizata “Kalliri i Mirësis” ne jemi të kënaqur që sot për nxënësit e këtij fshati siguruam kushte më të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimore. Bashkëpunimin me këto dy organizata Komuna e Studenianit do ta vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në Komunikatën nga Shërbimi për Informim i Komunës së Studenianit.
Të henën përfaqësues nga Komuna e Studeniçanit dhe këtyre dy organizatave kanë shënuar fundin e punimeve për vendosjen e dritareve të reja në Shkollën Fillore të fshatit Koliçan të Epërm.
Për këtë shkollë poashtu janë siguaruar edhe dyer të reja të cilat do të montohen gjatë muajt janar të vitit të ardhëshëm, në kohën kur nxënësit janë në pushim dimëror me qëllim që mos të pengohet procesi edukativo-arsimor.
kalliri21 kalliri1 kalliri4 kalliri11