Categories
Lajme FRI

“Kalliri i Mirësisë” së shpejti me objekt të ri (Video)

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë” së shpejti do të ketë objektin e vet, ku do të përqëndroj aktivitetet e saja humanitare për kategoritë e ndryshme sociale në të ardhmen. Ky është një kurorëzim i punës permanente disa vjeçare të kësaj organizate theksoi me këtë rast Kryetari i Kallirit të Mirësisë Rufat Sherifi. 

“Sot jemi ne vendosjen e gurthemelit te objektve te reja te kallirit te miresise e cila shpresojme qe edhe ne te ardhmen te perkujdesej me mire per te gjithe perfituesit e vet e sidomos kur jane ne pyetje 900 jetima te cilet ne menyre permanente perfitojne nga ndihmat e organizatave te kallirit te miresise por mbi 1500 familje me raste sociale te cilet poashtu pothuaj cdo muaj perfitojne nga ndihmat e ndryshme te “Kallirit te Miresise”– tha kryetari i shoqates “Kalliri i Miresise”, Rufat Sherifi.
Në vendosjen e këtij gurthemeli ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i Shoqatës Ardhmëria nga Shqipëria Tahir Zeneli dhe Kryetasri i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
“Ky lloj bashkepunimi qe na ka munguar kaq kohe eshte shenja e pare per nje te ardhme me te mire nuk mund te luftojme varferine duke u munduar vetem per kete,por mes kesaj ndihme shpresohet te jete nje fryme krenarie dinjiteti dhe vlere.Kemi ardh qe te behemi pjese e kesaj miresie per nje kntribut dhe te ardhme me te mire” – deklaroi kryetari i shoqates “Ardhmeria-Shqipëri”, Tahir Zeneli.
“Kjo ndertese eshte fotografia e pare per qytetaret per donator dhe mediumet per gjithe ata qe do ta kene kontaktin e pare me “Kallirin e Miresise” kjo ndretese do jep nje pamje qe kjo shoqate eshte serioze me kapacitet qe ne menyre prestigjioze te vendoset dhe te ballafaqohet me problemet e qytetareve” – u shpreh kryetari i Komunes se Çairit, Izet Mexhiti.
Nga Kalliri i Mirësisë njëherit paralajmërojnë se pas vendosjes në objektin e ri krahas ndihmës matriale në të ardhmen kjo organizatë do të koncentrohet edhe në çështjet educative dhe arsimore të skamnorëve./mtv.com.mk/

Exit mobile version