Shoqata Humanitare Kalliri i mirësisë ka bërë shpërndarjen e pakove me tesha në shkollat fillore të komunës së Tetovës.
Ky projekt është pjesë e fushatës ndërkombëtare, të cilin e ndërmori Princi i Dubait pranë Emirateve të Bashkuara Arabe Muhamed Bin Rashid Al Maktum, fushatë kjo e cila synon të bëjë ndarjen e veshmbathjes për 1.000.000 fëmijët e varfër në gjithë botën.
Në komunë e Tetovës në mënyrë zyrtare tesha janë shpërndarë në shkollën fillore Përparimi në Reçicë të Madhe ku ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.
Po ashtu, organizata para disa ditëve bëri edhe shpërndarjen e veshmbathjeve për mbi 200 jetimë të cilët janë të regjistruar pranë Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”.
Vlen të përmendet se ky projekt do të vazhdojë të realizohet ditëve të ardhëshme edhe ne komunat tjera të Maqedonisë.