Ishte bërë shumë zhurmë për tokën ku do të ndërtohej një xhami. Por kur toka u gjet, kanë kaluar dy vite dhe aty nuk është vendosur asnjë gozhdë.
Veç gurit të themelit, akt i bërë dy vite më parë nga liderë të shtetit, më asnjë investim nuk ka aty.
Në një kronikë të realizuar nga KlanKosova, shihet se kjo është mjaft zhgënjyese për besimtarët që pritën shumë kohë ndërtimin e xhamisë.
E në Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilëve u pat dështuar një projekt për ndërtimin e xhamisë, arsyetohen se “punët e mëdha nuk kryhen shpejt”.
Kështu të paktën thotë këshilltari i këtij institucuioni, Vedat Sahiti.
Categories