Autor: Bashkim Aliu
Libri në fjalë e trajton një nga problemet më të mprehta ekonomike dhe financiare të kësaj kohe si dhe të të gjitha kohëve, problemin e kamatës, duke u bazuar në burimet e të drejtës islame. Libri jep detaje të shumta rreth problemit të kamatës si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik.
Në veçanti, në këtë libër, mund të theksohet shpjegimi i alternativave të kamatës sipas të drejtës islame. Libri i qaset edhe aspektit historik të ndalimit të kamatës, por edhe formave të kamatës në ditët e sotme.
Shtrimi i problemit së kamatës, hudh dritë edhe mbi disa çështje tjera, që këtu do të veçonim:
1-Studimin e çështjeve bashkëkohore të cilat kanë rëndësi të veçantë në rrethanat ekzistuese në arenën ndërkombëtare nën hijen e globalizmit.Me këtë ofrojmë atë që është e dobishme në sferën e ekonomisë si dhe e konfirmojmë aftësinë e Islamit për të ofruar zgjidhje autentike adekuate për problemet e kohës dhe çështje të ndryshme.
2-Inicimi i kësaj çështje në qarqet shkencore Islame që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe në fushën e publikimit të studimeve përkitazi me të, poashtu stimulimin e tjerëve që ta njohin sistemin ekonomik Islam në përgjithësi dhe ri vështrimin e çështjes së kamatës.Kjo, ngase shumë profesor të ekonomisë luajnë vendin kur i pyet për pasojat ekonomike dhe sociale të kamatës sepse kanë opininon pozitiv për kamatën dhe nuk mendojnë aspak se kamata ka ndikim negativ në ekonomi apo në aspektin social, por, sipas tyre, edhe nëse është e vërtetë se kamata ka ndonji ndikim negativ në shoqëri, kjo i referohet përqindjes së kamatës, gjegjësisht kamata është e dëmshme kur rriten tepër përqindjet e saj, apo mbi bruto prodhimin nacional.
3-Demonstrimin e fleksibilitetit të Islamit dhe harmonizimin e tradicionals dhe racionales në Islam, ndriçimi i kapacitetit të tij për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe validitetit të tij për t’u zbatuar në çdo kohë dhe çdo vend.
4-Xhihadi shkencor në përballimin e luftës intelektuale kundër Islamit, pengimin e përpjekjeve të armiqve për indoktrinimin e mendjeve të muslimanëve dhe të rezonuarit e tyre të shëndoshë, imponimin e ideve të tyre me fuqi, demantimin e supozimeve të tyre të pa baza si dhe mposhtjen e ideve të tyre boshe që synojnë ta njëllosin Islamin në të gjitha qarqet.
Në këtë libër mund të lexohen edhe titujt vijues:Përkufizimi i kamatës, llojet e kamatës, dilema rreth kamatës, pasojat ekonomike të kamatës, metodologjia islame në evitimin e pasojave ekonomike të kamatës, bankat islame, shitblerjet, pasojat sociale, të kamatës, metodologjia islame në evitimin e pasojave sociale të kamatës, etj.
Libri e ka pasqyrën e literaturës së shfrytëzuar.
Libri ka 338 faqe.

 Në perëndim mund ta porosisni në librarinë e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih përmes internetit në adresën: www.islamischen.ch

Në Prishtinë, këtë libër mund ta gjeni në librarinë Sira.
Në Maqedoni, librin mund ta gjeni në Shtëpinë Botuese Furkan ISM-Shkup, si dhe në libraritë tjera islame në trojet shqiptare.