Disa studiues në Japoni kanë ndërtuar një kamerë që mund të pranojë deri në 4.4 trilion fotografi në sekondë, duke e bërë kamerën më të shpejtë deri tani. Prodhuesit e quajnë teknikën e tyre “sequentially timed all-optical mapping photography” apo “STAMP”, dhe rezolucioni është tejet mbresëlënës. Realizimi I këtij aparati është publikuar këtë javë në “Nature Photonics”
Standardet bashkëkohore për incizime të drejtpërdrejta e të shpejta përdorin një metodë karakteristike me emër “the pump-probe process” ku drita pompohet në subjektin dhe pastaj analizohet për absorbim. Por për të ndërtuar një pamje, këtij aparati i duhen llogaritje të përsëritshme. I prodhuar nga një ekip i gjerë, të udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Tokios, STAMP shfrytëzon shkrepjet individuale për të prodhuar fotografi. Mund të kap vazhdimisht imazhe që do të marrin më pak se një nga 1 trilion pjesët e sekondës.
Pa pasur nevojë që vazhdimisht të bëjë prova, STAMP ofron rezultate marramendëse dhe është deri në një mijë herë më i shpejt sesa kamerat e shpejta ekzistuese. “Është një zbulim premtues pasi këto kamera mund të aplikohen në fusha të ndryshme: ka thënë autori Keisuke Goda nga Universiteti i Tokios. Në faktorët automatikë dhe fabrikave me gjysmë-konduktor, kjo kamerë mund të ndihmojë në të kuptuarit më të detajuar të zhvillimit të laserëve, ka shtuar ai. Dhe në fushën e mjekësisë, mund të ndihmojë në përparimin e terapive ultrasonike./Zëri/
Categories