Kampanja “Turqia lexon”, e inicuar nga presidenti Abdullah Gül, zgjeroi suksesin e saj dhe filloi edhe ne Bafra, një qytet bregdetar në regjionin e Detit të Zi në Turqi.
Takimi i parë i “Turqia lexon, Bafra lexon” u mbajt në amfiteatrin e komunës, ku kordinatori i projektit Hasan Bekar shkurtimisht i njoftoi të pranishmit për synimet dhe perfitimet e projektit.
Bekar theksoi rëndësinë e familjes dhe kërkoi nga të pranishmit qe t’i inkurajojnë fëmijet e tyre për të lexuar, dhe theksoi se qëllimi kryesor i këtij projekti është që “çdo shtëpi të lexoj”.
Kryetari i komunës së Bafra, Ali Katırıcı, theksoi rëndësinë e të bërit zakon leximin ditor dhe kërkoi nga prindërit që të gjejnë kohë për të lexuar si familje.
“Leximi mund të jetë një mënyre që të lidh me fëmijët e tu”, tha Katırcı. “Librat përgatitin fëmijët për jetë dhe u japin atyre vizion. Si një kryetar komune, unë me gjith zemër besoj në këtë projekt dhe do ta mbështes atë aq sa kam mundësi”.
Kampanja “Turqia lexon”, e nisur ne vitin 2008, ka tri objektiva kryesore: promovimin e leximit si një zakon ditor, rritjen e shkrim leximit tek fëmijët dhe të rriturit, dhe rritjen e numrit të njerzve me njohuritë themelore kompjuterike.
Categories