“Hixhabin e mbaj në shenjë solidarizimi”, tha profesoresha e historisë pranë universitetit Concordia, Nora Jaffari për BBC-në.

Duke treguar solidarizim me pakicën muslimane dy profesoresha të njohura nga Montreali kanë veshur hixhabin në shenjë proteste kundër një ligji të propozuar për ndalimin e simboleve fetare.
“Hixhabin e mbaj në shenjë solidarizimi”, tha profesoresha e historisë pranë universitetit Concordia, Nora Jaffari për BBC-në.
Më herët, në Quebecu janë hapur diskutime fetare pasi që partia kontroverse Quebecois propozoi ndalimin e mbajtjes së simboleve fetare në sektorin publik, shkolla, spitale, etj.
Duke kundërshtuar këtë propozim, Jaffary si dhe profesoresha e shkencave politike Catherine Lu, kanë vendosur të veshin hixhabin, njofton Onislam.
Nga 32 milion banorë sa ka Kanadaja, 2.8% përbëjnë muslimanët./breziiri/