Kanadaja është më shumë se kurrë një komb i emigrantëve, ku një nga pesë shtetasit kanë lindur jashtë vendit. Pothuajse 57 për qind e emigrantëve erdhën në periudhën 2006-2011, ku ata vinin nga Azia, Filipinet Kina dhe India.
Një studim i bërë kohët e fundit tregon se numri i Muslimanëve në Kanada është në rritje mjaft të madhe, ndërsa gjithnjë e më pak njerëz e identifikojnë veten si të krishterë.
Numri i të krishterëve ra në 67.3 për qind të popullsisë në vitin 2011 nga 77.1 për qind në vitin 2001.
Popullsia myslimane pothuajse është dyfishuar gjatë dekadës për 1,5 milion. Muslimanët tani përbëjnë 3.2 për qind të popullsisë, nga 2.0 për qind sa përbenin në vitin 2001.
/mesazhi/
Categories