Mijëra protestues, kryesisht myslimanë, dolën në rrugët e Montrealit në Kanada, për të kundërshtuar planin që ndalon punonjësit publik të mbajnë veshje fetare.
Provinca autonome e Kebekut ka ndaluar përdorimin e veshjeve fetare si perçet, shajet myslimanë, kapelet hebraike dhe simbole të tjera.
Qëllimi i saj thuhet se është laicizmi në shoqëri, por besimtarët thonë se kjo masë cënon liritë dhe të drejtat e njeriut.
Karta e re me masat ndaluese pritet të dërgohet në gjykatën e lartë, pas miratimit nga ligjvënësit e Kebekut.
Një grup myslimanësh të mbledhur pranë një xhamie, mbanin në dorë pankarta me parulla të tilla si “Besime të ndryshme tubojnë për paqen”, “tolerancë”, apo “Kebeku im përqafon diversitetin”.
/Start/
Categories