Categories
Lajme FRI

Kandili yt kur s’do të shuhet

Ne po fundoseshim nё thellёsin e detit
e po kёrkonim shpёtim duke notuar drejt fundit,
kёrkonim me vite tё tёra rrugёn pёr tё dalё drejt bregdetit
por frymёmarjet na pёrfundonin dhe na e çregullonin thithjen e ajrit.
Nё kohёn kur plotёsisht na humbi shpresa pёr tё dalё prej detit
ti dole si kandil prej thellёsisё e na tregove rrugёn drejt bregdetit,
edhe pse valёt e tёrbuara na shtynin drejt thellёsisё
ti ishe i bindur se vetёm tё bashkuar do i qёndrojmё pёrballё vёshtirёsisё.
I vendosur pёr njё qёllim,bёre hapat e parё drejt pyllit tё pashkelur
e po kёrkoje tё drejtёn e mohuar nga thesari i misterit tё paprekur
mbi çdo pёllёmb toke qё shkilje tё kanoseshin rreziqe tё mёdha
por ti ecje kokёlart,duroje dhe me mençuri u pёrballoje vёshtirёsive tё mёdha.
I hypur mbi pjedestal,ngirte zёrin tronditёs
e me plot guxim kёrkove leje pёr dituri nga ata qё ishin mohues tё ekzistencёs,
kёrkove zgjidhjen e problemit tё padituris
me moton se“Ne jemi njerёz qё e duam lapsin dhe fletoren nё frymё tё liris”.
Kandili yt gjatё rrugёs hasi nё stuhin e torturave tё robёris
por su shua,vetёm se ju shtua edhe mё shumё fuqia e ndriçimit tё liris.
Kthetrat e rrezikshme qё tё erdhёn nga afёr,pёr ty ishin mё tё dhimbshme
se sa ato qё ti i prisje nga larg dhe e dije se do tё ishin tё mundimshme.
Ti u tregove i durueshёm dhe ndёrtove institucionin e dijes,
nё tё tubove e udhёzove tё gjithё ata qё kishin humbur rrugёn e vetёdijes,
hape dyert pёr tё gjithё kandilat e pandriçuar
e qё kanё dёshirё tё ndriçohen nga kandili yt i pashuar.
Ti u largove nga bota,por jo nga veprat qё le pas!
Ti u largove nga jeta,por jo nga zemrat qё tё duan pa mas!
Ti u largove nga universiteti,por jo nga drita e dituris qё meret aty!
Ti u largove nga lapsi e letra,por ato mё shmё se kur shkruajnё pёr ty!
Kandili yt su shua,e kur s’ka pёr tu shuar
se pёr ekzistencёn e tij dёshmojnё kandilat e diplomuar,
sa herё qё do vijmё n’fole do jeshё i faleminderuar
edhe pse nuk je nё mesin ton,do tё mbetesh i paharuar.
Shkruar nga: Xhemshit Jusufi
Shkup
Kushtuar prof.dr.Fadil Sulejmanit themeluesit tё USHT
Zoti e mёshiroft dhe me xhennet e gradoft
Amin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version