Nga: Amer Halidi
Kaptina El-Kehf në vete ngërthen katër tregime kuranore, tregimin mbi banorët e shpellës, mbi pronarin e dy kopshtëve, mbi Musain a.s dhe Njeriun e urtë dhe tregimi mbi Dhulkarnejnin, do ti përmendim këto dhe në fund të çdo tregimi do të sjellim një numër të citateve sa për ta ilustruar këtë.
Cila është lidhshmëria në mes të këtyre katër tregimeve ?
Para së të kuptojnë lidhshmërinë që kanë në mes veti këto tregime, është e domosdoshme që ta dimë se Kurani nuk sjell histori të shthurur por të gjitha tregimet dhe ngjarjet e cekura në Kuran janë një tërësi e plotë që shërben për të arritur deri tek një kuptim apo qëllim i caktuar. Për shembull tregimi mbi Musain a,s nuk ka ardhur për të treguar rreth Faraonit apo mrekullisë së shkopit, por ka ardhur për të treguar mbi një qëllim të caktuar që nuk ekziston në tregimin e Musait a.s dhe Faraonit. Pra çka është ajo që ndërlidhë në mes veti këto katër tregime ?! Me të vërtetë këto tregime flasin për sfidat kryesore në jetën e njeriut.
1- Sprova në Fe: Që të sprovohet njeriu në fenë e tij dhe në të larguarit për shkak të saj, qoftë ky përsekutim nga frika, nga torturat e shumta apo nga lëndimet. Kjo ishte sprova e banorëve të shpellës por që shpëtuan prej saj dhe tejkaluan sfiden.
2- Sprova në pasuri: Kjo ishte sprova e pronarit të dy kopshtëve të cilin e mashtrojë pasuria e tij deri në atë masë sa që devijojë duke e mohuar botën tjetër. Thotë Allahu xh.sh:” Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo” 18:36.
3- Sprova në dituri: Kjo sprovë ndodhi duke e përshkruar se si njeriu e admiron dijën e tij duke pretënduar se askush nuk ia tejkalon në dije. Ndërsa kjo e bëri që të e harronë modestinë. Apo mund të ndodhë edhe nëse njeriu mëson diçka që nuk ka dobi për shoqërinë, apo që të e përdorë dijen dhe njohuritë e tij në dëmë të shoqërisë. E tërë kjo është e mishëruar në tregimin e Musait a.s me Njeriun e Urtë, duke e përshkruar harresën e Musait a.s dhe të menduarit e tij se nuk ka ndonjë më të mençur se ai në tërë botën. Por kur e kuptoi realitetin, u detyrua të udhëtone gjatë në mënyrë që të mësonte prej Njeriut të urtë dhe të përulej ashtu siç përulen nga modestia nxënësit. Thotë Allahu xh.sh:” Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë ? “18:66.
4- Sprova e pushtetit: Kjo sprovë ndodhë kur njeriut i ipet pushtet, fuqi të madhe, ndikim të madh, teknikë dhe autoritetë dhe këtë e përdorë kundër popullit të tij duke u bazuar në forcat e veta dhe duke e mohuar forcën e Allahut xh.sh. Por këtu përshkruhet tërësisht e kundërta e kësaj, këtu kemi të bëjmë me një udhëheqës të drejt, i cili tregon drejtësi me popullin e vetë dhe tërë mirësitë e forcës dhe pushtetit të tij ia atribuon Allahut xh.sh. Thotë Allahu xh.sh:” Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm”. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t’i bëjmë lehtësi (në jetë) ” 18: 87-88, dhe pastaj thotë:” Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt ” 18:98.
Të gjitha sprovat tjera sillën rreth këtyre katër sprovave dhe sfidave kryesore për jetën e njeriut. Kjo pra është ajo pika kyçe që ndërlidhë të katër tregimet në mes veti. Ndërsa në mes të kësaj Kaptine, përafërsishtë në mes të dy tregimeve të para dhe dy të fundit, në citatin e 50-të tregohet se pika kyçe apo motori që vë në levizje këto sprova është djalli i mallkuar. Armiku i Allahut xh.sh dhe mbarë njerëzisë, është ai që me lejen e Allahut xh.sh, i shfrytëzon këto mirësi për ti kthyer në ligësi dhe shkak për devijimin e njeriut. Thotë Allahu xh.sh:” (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve! ” 18:50.
A thua është e logjikëshme që armikun e Allahut xh.sh dhe armikun e mbarë njerëzisë ta marrim për mik ?!.
Kjo kaptinë ka një shpërblim të madh për të cilin na ka njoftuar i Dërguari ynë s.a.v.s në një thënie profetike ku thotë se:” Kush e lexon këtë Kaptinë në Ditën e Xhuma do të i bëhet dritë deri në xhumanë tjetër “.
Përktheu: Artan Musliu
EDITOR
12 years ago
next article
‘Islami politik’ kundrejt politikës antiislame
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago