Categories
Lajme

Kardavi: Duhet që gruaja të ketë rolin e saj në institucionin e fetvasë

Shejh Kardavi, kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Dijetarëve Myslimanë pranë Ez’herit, gjatë takimit mes tij dhe shejhut të Ez’herit, ka deklaruar se roli i gruas në institucionin e fetvasë duhet të jetë aktiv. Shejh Kardavi propozoi që gruaja të bëhet pjesë e sferës së fevtave dhe se asaj i duhet lejuar pjesëmarrja në Akademinë e Studimeve Islame.
Nga ana e tij, shejhu i Ez’herit, dr Ahmed Tajjib e mbështeti idenë e shejh Kardavit, bazuar dhe në statusin që Islami i ka njohur gruas dhe rolin e saj aktiv në historinë islame. Ai shtoi se është e domosdoshme të çelen zyra fetvash në mbarë Egjiptin, për t’ua lehtësuar njerëzve zgjidhjen e problemeve të tyre që i shqetësojnë.
Gjatë takimit, shejh Kardavi hodhi poshtë fjalët e përhapura se ai vetë kishte nxitur vrasjen e dijetarit sirian, shejh Buti. Ai e dënoi ashpër një akt të tillë, edhe pse me shejh Butin kishte kundërshtime, sidomos lidhur me mbështetjen që ai i kishte dhënë regjimit sirian. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version