Çdo qytetar i Maqedonisë bankave u ka borxh nga 1,770 euro. Shtohet numri i kredive të mara, ndërsara kamatat – shumë ngadalë ulen. Analiza e të dhënave tregon se që nga fillimi i vitit – bankat në mënyrë të konsiderueshme i kanë rritur kamatat për minuset në kartelat kreditore – mënyra më atraktive nëpërmjet të së cilës qytetarët vijnë deri te ndonjë denar më shumë. Sipas të dhënave, deri në fund të prillit, vetëm në bazë të borxheve nga kartelat kreditore qytetarët duhet të kthejnë 195 milionë euro. Ngushtohet laku rreth borxheve – kamatat rriten. Në prill, bankat për minuset në kartelat kreditore kanë llogaritur kamatë mesatare prej 11,2 përqind, nivel ky që është më i larti në pesë muajt e fundit. Ja si duket trendi i rritjes së kamatave për kartelat kreditore:
Janar 11,0%
Shkurt 10,8%
Mars 10,8%
Prill 11,2%
Rritja e kamatës është rezultat i rritjes së përqindjes për kartelat kreditore në denarë, ndërsa te ato me valutë të huaj nuk ka ndryshim.
Pas kartelave kreditore, kamata më të larta bankat kanë llogaritur edhe për saldot negative të xhiro-llogarive. Kështu, në prill, kamata mesatare për to ka qenë 10,1 përqind, dhe në krahasim me janarin, këtë vit shënohen një ”rënie” modeste e kamatës.
Edhe përkundër masave të Bankës Popullore për zbutjen e politikës kreditore, që duheshte të sjellë kredi më të lira dhe procedura më të shpejta për miratimin e tyre – efektet ngadalë japin rezultatе.
Në nivel të gjithë sektorit bankar, deri në fund të prillit është regjistruar rënie e pavërejtshme e përqindjeve të kamatës për kreditë. Në këtë muaj, bankat kanë llogaritur përqindje mesatare të kamatës prej 7,7 përqind. Ja si duken kamatat për kreditë:
Janar 7,7%
Shkurt 7,8%
Mars 7,8%
Prill 7,7%
Ky trend i zvogëlimit të ngadalshëm të kamatave të kredive, sipas ekonomistëve është vërtetim se bankat nuk heqin dorë nga politikat e tashme restriktive dhe konzervative të kreditimit, që flet për atë se ato mbrohen nga pasojat për shkak të gjendjes së vështirë financiare të amvisërive për shkak të krizës. Këtë, para do kohësh, e konfirmoi edhe njeriu i parë Shoqatës së bankierëve Gjorgji Jançevski, pasi ministri për financa Zoran Stavreski i ftoi bankat që t’i zvogëlojnë kamatat.
“Kur bankat i japin kreditë, i japin ato në bazë të disa kritereve. Dhënia e zvogëluar e kredive ishte si rezultat i asaj që ndodh në ekonomi. Ekonomia nuk ka ndonjë rritje dhe nuk munden bankat ta rrsin kreditimin për dhjetë përqind” – deklaroi Jançevski.
Sipas analizës së “Portalb”-it, borxhet më të mëdha të qytetarëve ndaj bankave janë për shkak të kredive të popullarizuara konsumatore – pothuajse 564 milionë euro. Mu te këto kredi, prej fillimit të vitit deri në prill është shënuar rritje e ekspozimit kreditor prej 23 milionë eurosh.
Për shkak të kredive për automobila, qytetarët në prill kanë pasur borxhe prej 26,4 milionë eurosh dhe këtu matjet e Bankës Popullore tregojnë se ka zvogëlim të ngarkesës me borxh.
Borxhet e përgjithshme të qytetarëve dhe të kompanive për shkak të kredive janë 3 miliardë e 580 milionë euro. Sa i përket saldos në dhjetor të vitit 2013, është shënuar rritje pjre pothuajse 35 milionë eurosh.
Kamatat për kursimet – zvogëlohen
Në fillim të muajit maj, një pjesë e grupacioneve bankare në vend publikuan zvogëlim të përqindjeve të kamatave për depozitet. Ato llogarisin kamata më të ulëta edhe për depozitet në denarë edhe për ato në deviza, në të njëjtën kohë kur të dhënat flasin se ka zvogëlim të bazës depozitore. Ja sa janë kamatat për kursimet në muajin prill:
Depozitet në denarë
Janar 4,8%
Prill 4,6%
Depozitet në deviza
Janar 2,1%
Prill 1,9 %
Ajo që sipas ekspertëve është alarmuese – është fakti se në prill është regjistruar zvogëlim pak më i madh i bazës depozitore – trend ky që është rezultat i tërheqjes së depoziteve nga ana e firmave.
Kjo gjendje që është regjistruar në fillim të vitit, por që është përcjellë edhe në muajin prill, tregon se kompanitë që ballafaqohen me probleme të likuiditetit, i tërheqin paratë nga bankat që të mund të sigurojnë para për funksionim të përditshëm. Një pjesë e bankave e konfirmojnë këtë dhe sqarojnë se në periudhën që kaloi, kompanitë, të etura për para, i kanë tërhequr paratë që ua pagoi qeveria për shkak të borxheve të mbetura për TVSH dhe punë të kryera ndërtimore.
Deri në fund të muajit prill, depozitet e përgjithshme në banka ishin 3 miliardë e 900 milionë euro dhe ato ranë nën nivelin rekord prej 4 miliardë eurosh. Vetëm për një muaj, prej marsit deri në prill depozitet u shkrinë për 104 milionë euro dhe niveli aktual i bazës depozitore është më i ulëti në pesë muajt e fundit. /Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Ja se si mund të bllokoni një uebfaqe
next article
Ç’duhet të kini parasysh kur zgjidhni syze
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago