Jimi Karter, ish presidenti amerikan, është deklaruar se Amerika ka qënë e paaftë në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje që do të kënaqte të dyja palët në Egjipt dhe se Dr. Muhamed Mursi ende vazhdon të mbetet sekreti më i madh në këtë zgjidhje. Çdo gjë është e mundëshme që të hiqet dorë prej saj përveç Dr. Muhamed Mursit pasi që njëra palë kërkon heqjen e tij me çdo kusht ndërsa pala tjetër është e mjaftur me legjitimitetin e tij. Nëse marrim thjerrëza politike dhe i përdorim për të gjetur se cili është grupi më i fortë atëherë nuk do të kemi shumë nevojë që të lodhemi sepse shumë shpjetë do ta kuptojmë se grupi më i dobët janë ushtarët. Ata, jo vetëm që janë të dobët por janë shumë më të dobët.
Politika thotë se krahu më i fortë është ai që realisht arrinë që të imponoj ndonjë çështje në vend dhe se përvojë politike do të shohim një grusht-shtet dhe një qeverisje të udhëhequr nga vetë puçistat dhe disa mendojnë se ky është realiteti i imponuar nga pala e fortë sipas ekuacionit. Por realiteti nuk është i till sepse përkrahësit dhe mbrojtësit e Dr. Muhamed Mursit janë ata që për afro pesë muaj kanē arritur ta imponojnë situatën dhe gjendjen në Egjipt. Kjo ka arritur që, edhe përkundër gjitha presioneve që kanë ardhur nga Amerika dhe Bashkimi Evropian, nga të gjitha shtetet e lindjes që janë duke e vuajtur krizen ekonomike dhe të gjitha orvatjet tjera, me apo pa çmim, që të e blejnë grusht-shtetin dhe ti bindin përkrahësit e Dr. Muhamed Mursit për ndonjë marrëveshje.
Ai po ashtu, në një intervistë të publikuar nga shumë media në Egjipt, kishte thënë se shenja e “R4ABIA”-së është bërë një shenjë tërheqëse për të gjithë ata që e duan lirinë dhe që janë përkrahës të humanizmit dhe se ajo po ashtu është bërë tërheqëse edhe për vetë puçistët sepse ka arritur që gjeografikisht të përfitoj me mija prej tyre. Po ashtu ajo ka arritur që të bëhet shenjë e njohur në nivel botërorë.
Me 30.06.2013 në Egjipt kishin dalur hiq më pak se 4 milion vetë në kërkim të rrëzimit të Presidentit Mursi, ata u fotografuan dhe u filmuan dhe se këto pamje iu shitën botës pastaj u bë arrëstimi i vetë Presidentit dhe udhëheqësve të tjerë të Vëllazërisë Myslimane. Këto arrestime u filmuan dhe u prezentuan para botës edhe pse arrestimi i tyre ishte bërë në vende jo të rrezikshme por që sjellja ndaj tyre ishte sikur të ishin terroristë edhe pse ata nuk ishin të tillë.
Ai po ashtu tha se ishte njëri prej atyre që ndihej fajtor pasi që ishte ndërmejtësues në marrveshjen e Kamp David dhe se ai e kishte gjykuar shtetin më të madh dhe më të fortë në botë por nuk mund të ia lejonte vetës që për të dyten herë të ju bënte padrejtësi egjiptianëve edhe nëse kjo padrejtësi është vetëm me heshjtje. Ai po ashtu tha se nuk mund të ia lejoj vetës që të ketë dorë në privimin e egjiptianëve nga një e ardhme më e mirë dhe nga rilindja e tyre në vendin e tyre demokratik pasi që ata janë të gatshem që vetëvetiu të jenë të zotët e vetës në të gjitha sferat e jetës.
Sot, më duhet ta pranoj se marrëveshja e Kamp David ishte një shkatërrim për ëndrrat dhe të ardhmen e egjiptianëve që synonin të i realizonin në një vend të ri, demokratik dhe që synonte në zhvillim industrial dhe ekonomik.
Pas revolucionit të 25, Janar, ata e kishin edhe një shans pasi që u zgjodh presidenti me 51% të votave të 25 milion votes nga gjithësej 50 milion në një shtet që gati e arrinë 100 milion numrin e banorëve.
Të gjithë i kemi vëzhguar zgjedhjet, edhe unë përsonalisht e kam përcjellur ecurinë e tyre dhe kanë qenë shumë më të mira se shumë zgjedhje që mbahen në shumë vende evropiane, edhe vetë ushtria e ka bërë vëzhgimin e tyre andaj me çfarë arsye, me çfarë të drejte dhe me çfarë logjike dolën 4 milion vetë në rrugë për të kërkuar rrëzimin e Presidentit Dr. Muhamed Mursit dhe pse doli ushtria në përkrahje të tyre dhe bëri grusht-shtet duke e rrëzuar presidentin, duke e hequr kushtëturen, duke e paralizuar vendin, duke arrestuar dhe vrarë me mija njerëz nga turma disa milionëshe që kishte dal për të kundërshtuar një gjë të tillë. Andaj me çfarë të drejte dhe mbi cilat norma të moralit po e përkrahni një gjë të tillë ju anëtarët e Kongresit të Famshëm ?!.
Ai po ashtu pyeste se: A jeni duke u kënaqur me privimin që po ia bëni atij vendi nga demokracia vetëm pse po e ndjeni dhe po i frikësoheni daljës se Egjiptit nga kontrolli juaj?.
Dr. Muhamed Mursi kishte arritur, që me një diferencë të vogël në përqindje, ta marr pushtetin dhe kjo e kishte habitur Amerikën dhe botën në përgjithësi që po mundohen ta mbajn Egjipin në një luftë të brendshme civile dhe ta bëjnë shkatërrimin e tij.
Ai po ashtu kishte thënë se ishte i sigurt dhe i bindur se sikur mediat të e shfaqnin në mënyrë reale suksesin e Mursit dhe ngritjen ekonomike që e ka përjetuar Egjipti gjatë qeverisjes së tij do të ishte e mjaftueshme që Mursi të kthehej në një lider botëror dhe të ia mudësonte fillimin e realizimit të projektit për kthimin e Sinas, projekt ky që është madhor dhe është një thyrrje për ndikimin e Izraelit në Egjipt.
Dua ta ceki se Sharoni, në prezencë edhe te Mubarakut, i kishte thënë Sadatit se zhvillimi i Sinas është më e rrezikshme për ne sesa posedimi i armëve nukleare nga ana e Egjiptit andaj edhe Mubaraku shumë herë e kishte cekur se afrimi drejt Sinas është rrëzikshmëri e lartë por ja që Mursi kishte dërguar trupa ushtarak në Sina dhe haptas kishte deklaruar se ka projekt për zhvillimi e saj. E kjo ishte arsyeja pse Izraeli thirrej në atë se Egjipti ka bërë shkelje të marrveshjes por përgjigjja e Egjiptit ishte se ai nuk ka nevojë të kërkoj leje nga askush për zhvillimi e vendit dhe sigurimin e kufijve të saj.
Izraeli, sipas asaj që di, ka tërhequr mbi 200 trupa, ka ndalur çdo veprim logjistik dhe ka tërhequr spiunët e saj tokësor nga Egjipti gjatë udhëheqjes së Mursit andaj Egjipti ngadal po e kthente kontrollin e saj mbi Sina.
Karteri po ashtu kishte sqarur se Egjipti kishte qëndrim mjaft këmbngulës ndaj Izraelit dhe se ky qëndrim mund të shihej edhe si qëndrim lufte andaj edhe ishte detyruar Izraeli që të nënshkruante marrveshje paqësore me Gazan pasi që pa presionin e Egjiptit ndaj tij dhe ndihmën që ia ofroj Gazas.
Burimi: http://alkhabarkw.com/index.php/middleeastandinternational/internationalnews/21000.html
Përktheu: Artan Musliu
admin
11 years ago
previous article
FIFA i thotë “PO” Kosovës, Kroacia kundërshtari i parë
next article
Ndikimi i lutjes në përmirësimin e fëmijëve
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago