Mesfushori shqiptar i Fulhamit, Pajtim Kasami është nominuar për çmimin Goli e vitit në Premier Ligën angleze me golin e shënuar kundër Norwich Cityt.
Mediet angleze pohojnë se goli i Kasamit shumë lehtë mund të fitojë çmimin, pasi është i përfunduar në mënyrë të përkryer. Ai me gjoks pranoi një top të mirë nga Sascha Riether dhe me një goditje vollej mposhti portierin Julian Speroni që sigurisht nuk e ka parë fare topin, transmeton Koha.net.
Goli i shqiptarit 23-vjeçar në shumë raste është krahasuar edhe me golin e Marko Van Bastenit.
Megjithatë, për të fituar këtë çmim, Kasami do të përballet me Ëayne Rooney, Jack Ëilshere, Luis Suarez të cilët po ashtu kanë shënuar gola të jashtëzakonshëm për klubet e tyre.
Golin e Kasamit mund ta shikoni në videon më poshtë: