Categories
Lajme

Katari nuk përkulet

Doha nuk do të ndalojë së mbështeturi Vëllazërinë Muslimane të Egjiptit dhe revolucionarët sirianë.
Katari nuk do të përkulet ndaj kërkesave nga tre vendet e Gjirit për të ndryshuar politikën e jashtme, duke sugjeruar se nuk ka gjasa që Doha të braktisë mbështetjen për Vëllazërinë Muslimane të Egjiptit dhe revolucionarët sirianë.
“Katari nuk do të ndryshojë politikën e vet të jashtme, pa marrë parasysh çfarë presionesh do të ketë. Kjo është çështje e parimeve të cilave ne do t’u përmbahemi, pa marrë parasysh çmimin,” bëjnë të ditur burime të afërta me qeverinë.
Me një vendim të pashembullt, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë tërhequr ambasadorët nga Katari të mërkurën, duke thënë se Doha ka dështuar të veprojë në përputhje me një marrëveshje që ndalon ndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit.
Orë më vonë kabineti i Katarit shprehu “keqardhje dhe habi” në lidhje me vendimin nga ana e anëtarëve të gjashtë vendeve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, por ka thënë se Doha nuk do t’i tërheq ambasadorët e vet dhe se mbetet e përkushtuar për sigurinë vendeve anëtare të Gjirit./mesazhi/

Exit mobile version