Categories
Lajme

Katari ofron 20.000 vende pune për banorët e Gazës

Qeveria palestineze ka marrë një propozim nga Katari, i cili ka për qëllim të sigurojë 20.000 vende pune palestinezëve nga Rripi i Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Palestinez i Punës, Mamoun Ebu Shahla, tha për Anadolu Agency (AA) se Doha ka paraqitur një plan për punsimin e 20.000 banorëve të Gazës.
Detajet e propozimit për punësimin e palestinezëve do të diskutohen gjatë vizitës së ministrit në Katar në një kohë sa më të shkurtër, shtoi Abu Shahla.
Ministri po ashtu shtoi se propozimi synon lehtësimin e krizës së papunësisë në Rripin e Gazës së bllokuar, ku përqindja e papunsisë kaloi 65 për qind, që nga koha kur forcat izraelite filluan sulmet intensive këtë verë.
Përqindjen e papunësisë e vërtetoi një organizatë palestineze joqeveritare që angazhohet për lirimin e rrethimit të Rripit të Gazës dhe po ashtu vuri në dukje se përqindja e të varfërve në Rripin e Gazës, pas ofanzivës të përgjakshme ka arritur në 90 për qind.
Edhe para ofensivës fundit, Gaza ka qenë nën bllokadë izraelite dhe sulmeve nga deti, toka dhe ajri, që nga viti 2006.
Bllokada është ashpërsuar pas vitit 2007 lëvizja palestineze Rezistenca e Hamasit morën kontrollin e territorit bregdetar nga rivalet e Fatahut.

Exit mobile version