Kryediplomati i Katarit ka theksuar se janë në anë të popullit sirian që kur kanë nisur gjakderdhjet dhe se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka mundur të mbrojë popullsinë siriane.
Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Halid El Atije ka theksuar se mund të ndërmarrin ndërhyrje ushtarake në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Atije në një intervistë me televizionin CNN, duke vënë në dukje se Katari nuk ka axhendë dhe interesa gjeopolitike në Siri u shpreh se: “Ata që kanë ndjekur pozicionin tonë që në ditën e parë të luftës në Siri mund të vërejnë se i kemi trokitur të gjitha dyert për një zgjidhje paqësore”.
“Do të bëjmë atë çfarë mundemi me vëllezërit tanë sauditë dhe turq”
Categories