Teknologjitë bashkëkohore përparojnë me hapa të shpejtë, ndërsa mësimdhënësit e Katedrës së Informatikës në kuadër të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të USHT-së, po ndjekin me vëmendje inovacionet dhe njëkohësisht kontribuojnë me projekte dhe punime shkencore.
Pas suksesit të madh vitin e kaluar, ku studentja e Katedrës së Informatikës Merita Kasa nën mentorim të asistentit të saj Mr. Sc. Festim Halili, ishte e vetmja nga Maqedonia dhe rajoni që fitoi bursë nga Google Inc, këtë vit sukseset vazhdojnë me pjesëmarrjen e asistentit të kësaj katedre Mr. Sc. Festim Halili në konferencën me renome të shkencave kompjuterike, e cila ishte e mbështetur nga IEEE (Instituti i Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike) si dhe nga Universiteti Notingham Trent nga Anglia dhe ishte konferenca e pestë ndërkombëtare e Inteligjencës Kompjuterike, Sistemeve të Komunikimit dhe Rrjetave.
Punimi shkencor titullohet (në anglisht): “Styles of Service Compositions – Analysis and Comparison Methods” me bashkautor Mr.Sc. Eip Rufati dhe Prof.Dr. Ilia Ninka, i cili punim është shqyrtuar nga tre ekspertë ndërkombëtarë, ku të tre recensentët kanë dhënë mendim pozitiv dhe punimi është pranuar për botim, indeksim, patentim dhe prezantim në Universitetin Politeknik të Madridit në Spanjë, ku me sukses është prezantuar nga Mr.Sc. Festim Halili dhe është pranuar që të zgjerohet përmbajtja e tij për botim në një zhurnal ndërkombëtar me impakt faktor. Përveç kësaj, asistenti në fjalë është ftuar që të udhëheq me një sesion të konferencës, të cilën punë e ka bërë me sukses dhe për këtë i jepet certifikatë meritore nga kryetari i bordit Prof. Dr. David Al-Dabass nga Universiteti i Notinghamit të Anglisë.
Përveç kësaj, më 16.06.2013, në konferencën ndërkombëtare të Sistemeve të Informacionit dhe Inovacioneve Teknologjike: Drejt Ekonomisë Digjitale (ISTI2013) të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti i Linnaeus të Suedisë dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës është pranuar për botim dhe prezantim punimi shkencor me titull (në anglisht) “Combining C#, AIML and Agent Control 2.0 to produce an Albanian speaking bot”, me autor Mr.Sc. Festim Halili, Merita Kasa, Mr.Sc. Florim Idrizi, Prof.Dr. Ilia Ninka dhe Blerim Sherifi, ku në këtë punim është prezantuar ideja që të krijohet një softbot virtual i cili do të mund të logjikonte dhe fliste në gjuhën shqipe, duke menduar racionalisht dhe duke u përgjigjur me inteligjencë.
Bazuar në nenin 47 të Ligjit për vlerësim (“Gazeta zyrtare e R.M, nr.115/2010) ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka sjellë metodologjinë për realizim të vlerësimit të mjeteve të teknologjisë informatike. Për të realizuar një proces të tillë, nevojiten vlerësues nga IT, ndërsa certifikimi për t’u bërë vlerësues nga IT duhet që të kalojë nëpër disa faza: trajnim, nënshtrim të testit me shkrim dhe nënshtrim të testit të praktikës. Vlen të theksohet që këto faza janë kaluar me sukses nga asistenti i katedrës së Informatikës pranë USHT-së, Mr.Sc. Festim Halili dhe pritet certifikimi i tij si IT vlerësues dhe i vetmi shqiptar me një certifikatë të tillë.
Duke u njoftuar për këto prurje të reja në shkencë, fondacioni Britanik “British Scholarship Trust” ka ofruar bursë modeste për asistentin Festim Halili, me qëllim që të qëndrojë për hulumtime shkencore dhe për shkëmbim të përvojave dhe ideve në Universitetin Royal Holloway London, në Angli, ku do të ketë mundësinë që në mënyrë direkte të bashkëpunojë në hulumtim shkencor me dekanin e Fakulteti të Shkencave Kompjuterike të të njëjtit universitet, Prof.Dr. José Luiz Fiadeiro.
Zyra për informim, USHT
EDITOR
11 years ago
previous article
Shqiptari që synon Parlamentin Gjerman
next article
Fustani i bardhë i nusërisë
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago