Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj dhe komuniteti mysliman i Ferizajt në ditën e Bajramit dhe të Xhumasë kanë grumbulluar 7127’50 euro për rastin e Rilind Ademin.
Rilind Ademi është nëntë vjeçar, nga fshati Gaçkë, Ferizaj, vuan nga sëmundja e mushkërive.
Për shërimin e tij nevojiten shumë mjete të cilat familja e tij nuk ka mundësi ti sigurojë.
Ndonëse KBI Ferizaj shquhet për probleme të veta financiare, megjithatë shtyrë nga ndjenja fetare për ndihmuar raste si kjo e ka nxitur KBI Ferizaj që të nis grumbullimin e mjeteve financiare për rastin e Rilind Ademin, për të cilin rast janë mobilizuar e gjithë shoqëria ferizajase.
KBI Ferizaj shquhet për angazhime konkrete në ndihmesën e rasteve të tilla urgjente si ndihma për Shkodër, Siri e raste të tjera nga rrethi i Ferizajt.
Categories