Miliona njerëz kanë vdekur nga kanceri i lëkurës. Vetëm në Amerikë mbi 5 milionë njerëz trajtohen në çdo vit nga kjo sëmundje. Çdo vit ka shumë më shumë raste të njerëzve të goditur nga kanceri i lëkurës se sa të diagnostikuar nga kanceri i gjirit, prostatës, mushkërive dhe zorrës së trashë, të gjitha bashkërisht. Pra më shumë ka të goditur nga ky lloj kanceri sesa nga të gjitha llojet e kancereve bashkërisht. Në këtë mënyrë rreziku është evident dhe i madh. Si çdo kancer tjetër edhe ky kancer është shumë i rrezikshëm dhe shpesh kushton me jetë. Kjo është pasojë ngaqë është vërejtur se ndaj pikave që janë në trupin tonë që nga lindja jonë, nuk kemi qenë të vetëdijshëm e as të kujdesshëm, duke mos ditur se ato mund të jenë të rrezikshme, prandaj edhe nuk sillemi siç duhet. Njollat duhet t’i lëmë pa i ngacmuar. Nëse ndonjë njollë na është e dyshimtë për nga ngjyra e errët, atëherë ajo duhet të hiqet. Kjo duhet bërë qysh në vitet e hershmë të fëmijërisë. Pra atë duhet ta operojë kirurgu. Pakujdesia jonë ndaj këtyre njollave ndodh sepse ato gjersa jemi të rinj për disa vite nuk na shkaktojnë ndonjë vështirësi dhe kur papritmas shtyhemi në moshë, në veçanti pas viteve të pesëdhjeta, këto vështirësi dalin në sipërfaqe. Vërehet acarim i lehtë, acarim që nëse përsëritet, atëherë mund të shkaktojë vështirësi të mëdha. Ky acarim mund të ndodhë nga veshjet e papërshtatshme ose kontakti ose grithja me gjësenda të ndryshkura, shkak ky që njolla të përkeqësohet e të shndërrohet në malinje.
Masat e preventivës
Ndërhyrja kirurgjike e ndonjë kirurgu me përvojë, mund të bëjë që njollat e tilla të mos përkeqësohen, të mos shndërrohen në malinje dhe të mbrohet personi nga më e keqja. Qoftë në ligjërata ose qoftë edhe në literatura, mjekët e njohur tërheqin vërejtjen se duhet të ofrohen masa të domosdoshme, në qoftë se me kohë dyshohet në kancer. Çka domethënë në kohë? Ka njerëz që rregullisht shkojnë te mjeku dhe kontrollohen rregullisht. Po ashtu po atyre befas u ndodh që mjeku t’ua zbulojë kancerin në trup.
Si të veprojmë, ashtu që të kemi sukses kundër kancerit?
Në këtë pyetje nuk është leht të jepet përgjigje, sepse sot në kohën e tanishme janë shumë rrethana që ndikojnë, e që tejkalojnë caqet e balansit biologjik, kështu që për habinë e të gjithve mund të ndodhë që nga gjendja normale të kalohet në gjendje kancerogjene. Ky ndryshim dhe ky transfer pra nga normalja në sëmundje, akoma mbetet mister. Shumë mund është investuar që të zgjidhet kjo enigmë misterioze e këtij kalimi, por të gjitha përpjekjet e deritanishme për të gjetur shkaqet, arsyet dhe burimet e këtij kalimi, deri më tani rezultuan të pasuksesshme. S’mund të mohohet fakti se shpejtësia e zhvillimeve në kohën bashkëkohore, nuk është bashkëfajtore e sëmundjeve të ndryshme, qoftë atyre që kanë të bëjnë me qarkullimin e gjakut, qoftë atyre kancerogjene. Gjithashtu s’mund ta mohojmë faktin e shtimit të radioaktivitetit si shkak të shkaktimit të kancerit. Po ashtu duhet pasur kujdes ndaj shumë lloj të sprejeve dhe gjësendeve tjera kimike, të cilat njëashtu janë kancerogjene. Një rrezik tjetër më vete është edhe ushqimi i rafinuar. Krahas gjërave materiale që bartin rreziqe janë edhe shumë aspekte mendore e shpirtërore të jetës e kohës së stërngarkuar me problem e strese, që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve. Hallet, dertet dhe shqetësimet e ndryshme, ndikojnë në funksionimin e mëlqisë, ndërsa kjo shpie në punën e dobët të gjëndrrave hormonale. Pikërisht kjo mund të jetë njëri ndër shkaktarët ose bashkëfajtorët e shfaqjes së kancerit në organizmin tonë.
Duhet menduar në të gjitha faktet, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shmangemi rreziqeve. Natyrisht ideale do të ishte prirja jonë që të jetojmë një jetë sa më natyrale. Të gjitha tepërimet dhe lidhjet tona me gjëra jo t natyeshme kushtojnë dhe mund të ndikojnë fuqishëm. Po të kuptohet mënyra e drejtë e jetesës, duke qenë të kujdesshëm ndaj çdo rreziku të mundshëm, atëherë, do të kuptojmë edhe rrezikun e shndërrimit të mundshëm të njollave që kemi në trup në kancer.
Njohja e shenjave të kancerit të lëkurës, është ajo që mund të ndihmojë njeriun të kuptojë kufirin e tij në mes jetës e vdekjes, prandaj keni kujdes nga këto shenja:
1. Kur njollat janë të parregullta, në formë asimetrike. Njollat normale janë të rrumbullakta dhe simetrike.
2. Njollat që kanë kufij jo të barabartë, të ndërprerë dhe jo të njëllojshëm
3. Njollat që përmbajnë shumë ngjyra, si të zeza, kafe, gri dhe kaltër. Njollat normale kanë një ngjyrë.
4. Njollat që janë më të mëdha se një qerek inç në diametër
5. Njollat që ndryshojnë në ngjyrë, formë dhe madhësi përgjatë jetës
Nëse keni ndonjërën nga këto shenja, atëherë menjëherë drejtohu te mjeku sa nuk është bërë vonë. Kontrolli te mjeku nuk do t’ju dëmtojë asgjë, kurse anashkalimi i këtyre shenjave mund t’ua rrezikojë jetën tuaj.
burimi: http://higherperspective.com/2014/12/recognize-skin-cancer.html?utm_source=NS
Categories