Kenneth Faried është një besimtar i mirë në Allahun xh.sh. dhe një musliman që me krenari pohon se islami i jep energji dhe dëshirë për jetë.
„Mundohem që sa më shumë t’i përmbahem fesë sime“, thotë Kenneth në intervistën dhënë gazetës „The Denver Post“.
„Ndonjëherë nuk është edhe aq lehtë, por jam i lumtur, thjeshtë për faktin që Allahu xh.sh. më ka mundësuar ta arrijë këtë shans, dhe që m’i ka dhuruar talentin, fuqinë dhe zemrën. I jam mirënjohës Allahut, gjithashtu, edhe për prindërit dhe për miqët që më rrethojnë dhe më ndihmojnë të lëviz përpara. Allahu ju ndihmon njerëzve që japin gjithçka nga vetja, si dhe atyre që janë bamirës dhe ju ndihmojnë njerëzve. Ja, kjo është edhe ajo që unë dua ta bëjë, t’ju ndihmojnë njerëzve sikur që më kanë ndihmuar edhe mua“, thotë ndër të tjera baskebollisti Kenneth.
Kenneth Faried është një ndër lojtarët më të mirë të Denver Nuggetsa, i cili këtë vit ka luajtur edhe për ekipin e SHBA-së, madje është edhe favorit për të fituar medaljen e artë, në konkurim me yjet e NBA-së sikur që janë Derrick Rose, James Harden dhe Stephan Curryij.
(Islampress)
Categories