Categories
Opinione

“(Keq)përdoruesi i mendimit ndryshe!?”

Për ta shkruar këtë vështrim gazete, s’do mend se “provokimi” erdhi nga një zënkë mes dy deputetësh në Kuvendin Popullor të Republikës së Shqipërisë, që udhëhiqet nga z. Ilir Meta, ai i cili në vijimësi akuzohet për tolerancën e tepruar ndaj doktorit. Në këtë kuvend nuk ka të ndalur tërbimi i të përzgjedhurve të popullit, një kuvend i mbushur me njerëz që për nga “mendja janë paksa asnjanës, për nga shpirti asocial” dhe për nga retorika a fjalori janë jashtë shinave. Sipas informacioneve të deritanishme në këtë kuvend më shumë ka qenë e “skllavë-ruar dhe e eksploruar privatësia e gjithsecilit (hiq mënjanë vaktin e Enver Hoxhës, por jo edhe atë personalisht…, sepse kishte fjalor skajshëm pis), sesa miratimi i ndonjë ligji cilësor!” Është një kuvend ku gjithsecili merr të drejtën të prekë a të fusë hundët në privatësinë e tjetrit. Një shtrembërim sysh dhe hop, ja ku e ke rrospillëkun…, është një hapësirë ku morali i fjalës ndryshe është kthyer me kokën poshtë. Në këtë institucion legjislativ të gjithë janë të barabartë sa i përket fjalës së thënë, gjithsesi, të mençur. Ka edhe të tillë që bëjnë përjashtime, sidomos ata të cilët, kur nuk kanë gjë për të thënë me “tamam”, atëherë parafrazojnë sharjet e njohura shqiptare… si, për shembull: “shko a ik për lesh…, motrën a gruan e ke prostitutë…, je birë kurve…, je…, etj.!”. Rrjedhimisht, në këtë “mexhlis popullor”, më shumë “sajdisen njerëzit e rebeluar, sesa ata që janë të ndershëm, por ama të nëpërkëmbur a të injoruar”. Çuditërisht, i gjithë ky tërbim a edhe rebelim i të përzgjedhurve të popullit nuk ka të ndalur, përkundrazi e gjithë kjo katrahurë trashet ditë për ditë dhe së fundi i del edhe ajo pak ngjyrë që i ka mbetur. Sikur sot, t’i pyesësh historianët se çfarë është dallimi mes politikanëve të dikurshëm shqiptarë me këta të sodit, do të thonë se dallimi është shumë i vogël. Thjesht, nuk ka ndryshime. Ja, po sjellim një shembull nga një shpjegim i Petro Markos nga Shqipëria, “… se si Ahmet Zogolli e kishte futur në psikiatrinë e Vlorës kryeministrin e parë shqiptar, Sulejman Delvinën. Dhe kur njerëzit i thoshin pse s’dilte nga spitali, ai përgjigjej: “E ku të shkoj? E gjithë Shqipëria një spital psikiatrik është”. A mos vallë disa deputetë të nderuar Kuvendin Popullor  (nuk) e shndërruan në psikiatri!?
Këto konflikte në relacionin Partia Socialiste- Lidhja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike më përngjan me atë meselenë e dy shqiptarëve të cilët, pas shumë vitesh qëndrimi në “tokën e premtuar” të Amerikës, ashtu “vullnetshëm” e kishin “braktisur” atë për të vajtur në mëmëdhe. Që të dy shquheshin me “atë rendimentin intelektual të tyre gjithsesi të lartë”! I pari, ishte gjirokastrit për nga nëna, i dyti hiqej si puro korçar. Kishin vendosur që të shtrijnë biznesin e tyre. Për këtë arsye kishin ndërtuar dy fabrika, shumë pranë njëra-tjetrës. Gjirokastriti në fabrikën e tij prodhonte ushqime për fëmijë të moshës së hershme, që në atë kohë tregu shqiptar nuk i kishte, ndërkaq në fabrikën e korçarit prodhoheshin kondomë  apo siç, ndryshe, u thonë prezervativë (ky “produkt” lëre që nuk gjendej në tregun shqiptar por ishte edhe i panjohur…, po ku të linte Enveri të përdorej kjo “mushama”, kur dihej se ai mëtonte të dyfishohej a edhe trefishohej popullsia  në Shqipëri, thonë të tjerët..,, jo unë). Sidoqoftë, fabrikat u ndërtuan, u pajisën me teknologjinë më të re, pronarët punësuan nga tre specialistë dhe nga një rojtar. Prodhimi filloi. Pas disa vitesh, gjirokastriti filloi të “ankohet” pasi që prodhimet e tij nuk kishin shitje të mjaftueshme në treg, jo se nuk kishin cilësi, por pse nuk kishte blerës të mjaftueshëm. I sillej mendja vërdallë, kërkonte çare. Fillimisht konsultoi specialistët për lëvizjet e tregut. Fatkeqësisht, ata nuk i siguruan prova…, u detyrua ta vizitojë maternitetin kryesor të…, i thanë se nuk japim të dhëna për numrin e lindjeve…, se ishte sekret shtetëror, se kishin urdhër nga… Po, halli! Miqtë që i kishte për “xhan” i sugjeruan që shkaqet të mos i kërkonte në treg, por te fabrika që prodhonte prezervativë për shqiptarët “në tranzicion”! I thanë se kjo fabrikë nuk mund të mbyllet…, (artikullshkruesi “nuk do ta mbyllë qëllimisht, sepse po të mbyllet ajo, atëherë sakaq do të përfundonte fabula në fjalë”) porse duhet “korruptuar” rojtari i fabrikës së korçarit dhe kur të arrihet kjo gjë, rojtarit i duhet thënë që në makinën e fundit, ku bëhet paketimi i prodhimit final, të vinte një gjilpërë për t’i biruar prezervativët. Pas veproi sipas porosisë, ndryshoi puna dhe për një kohë gjirokastritit i “eci zari dhe pazari”. Pas gjithë kësaj edhe korçari i hetoi a diktoi gjithë këto lëvizje jonormale në treg dhe kështu, ndonëse i zhgënjyer, u dakordua  që të “bashkëpunojë” me pronarin e fabrikës që prodhonte ushqime për fëmijë. Kjo miqësi e tyre nuk zgjati shumë…, u ndanë keq. Edhe korçari e “korruptoi” rojtarin e gjirokastritit. Pasi ia kishte dhënë lekët i kishte thënë: “ki në mendjen, aty te makina ku vihen tapat e shisheve të ushqimit, do të derdhësh këtë lëng… (ishin hormone). Rojtari merr lekët dhe vepron ashtu si i thanë. Edhe korçarit i “eci zari”. Kjo “ecje zari” e tyre nuk zgjati shumë, sepse që të dy (shqiptarët e ardhur nga Amerika) hoqën dorë përfundimisht nga bizneset e tyre. Fabrika e korçarit që prodhonte “prezervativë të biruar a të gjymtuar” u dogj deri në themel nga një grup aktivistësh që ishin vënë në mbrojtje të lirive të njerëzve që duan të bëjnë “seks të sigurt dhe të mbrojtur!?” Fabrika e gjirokastritit u shemb përdhe nga aktivistët që ishin në mbrojtje të konsumatorëve të “bio-ushqimeve!” Ambientalistët e akuzuan gjirokastritin pse prodhonte ushqime hormonale në fabrikën e tij. Kishin të drejtë pasi që kishin konstatuar se fëmijët që i kishin konsumuar këto ushqime, pas një periudhe të caktuar kohore (nuk e them politike) dukeshin si ato “tullumbacet butaforike” të teatrit për kalamaj të Tiranës. Edhe korçari u akuzua për “prodhim fals” të prezervativëve. Për këtë kishin prova të mjaftueshme. Fëmijët e dalë si “produkt i prezervativëve të dëmtuar”, fizikun e kishin paksa të “degjeneruar” (Ne e dimë fare mirë se në këtë shkrim nuk kishim të drejtë ta përfshijmë nocionin “fëmijë”. Gjithsesi, është jo humane).
Pasi fabrikat u “mbyllën”, pronarët u (ri)kthyen në Amerikë ku kishin filluar biznes të ri…, prej zero!? Kjo filozofi e tyre karshi atij mekanizmi ekonomik shqiptar disi nuk funksionoi, jo pse ishte një filozofi e zbehtë, por pse ishte e paragjykuar që në fillim të dështonte. Çuditërisht, në hapësirat shqiptare nuk dështon vetëm tranzicioni, marrëzia, zënka dhe inati ynë homerik. Të tjerat janë relative. Kuvendi popullor i Republikës së Shqipërisë me në krye shumë të nderuarin zoti Meta, “nuk besoj se në një seancë të saj të radhës do të votojë a do të miratojë ligjin për prodhimin e ushqimeve bio si dhe për prodhimin e prezervativëve!???” (në Shqipëri as që ka pasur e as që do të ketë fabrikë për prezervativë,  ndonëse ne më lart e paragjykuam “korçarin” si prodhues të këtij lloj produkti të ndaluar nga Enveri…, po ndoshta kjo ndalesë e tij ia vlejti…, sot e gjithë ditën do ishim në numër aq sa janë toptan këta malazezët).
Të nderuar lexues dhe bashkëpunëtorë, ne “besojmë” se ky vështrim gazete ndoshta nuk vlejti më shumë se “pesë para”, por ama kemi të drejtë të “besojmë” se nuk doli “si lesh arapi”, mbase edhe nuk krijoi armiqësi me ju!? Ju lusim që këtë vështrim në logjikë, mos e ngatërroni me “pronarët e imagjinuar të fabrikave, që prodhonin bio ushqime për fëmijë dhe  atë produktin tjetër prej mushamaje!??

Exit mobile version